Chiara, vajza me këmbën-protezë, shkon në finalen e Miss Italia

Lexo edhe:

Chiara Bordi, vajza me protezën në këmbën e majtë, e cila konkuron në Miss Italia, është kualifikuar e katërta në seleksionimin e parë.

Ka siguruar kështu mundësinë për të marrë pjesë në një finale rajonale dhe të aspirojë për Miss Italia-n në nivel kombëtar që do të mbahet nga data 3 deri ne 8 shtator në Jesolo.

Chiara Bordi, nga Tarquinia, 18 vjeç të cila i mbush në 1 shtator, ishte viktimë e një aksidenti rrugor pesë vjet më parë.

Konkursi  në Subiaco u fitua nga Elena Palumbo. Chiara ka shprehur lumturinë e saj në një postim në Instagram. “U ngjita në një skenë me disa pasiguri. Kam luftuar për të mbërritur këtu, kundër paragjykimeve, kundër kufijve, kundër vështrimeve dhe madje edhe kundër vetes dhe nuk dija se ç’më priste”, ka treguar.

“Më pas sfilova në atë skenë dhe pashë buzëqeshje, sy kuriozë mbi protezën time, dëgjova duartrokitje që rriteshin dhe unë u ndjeva më e sigurtë se unë, u mbusha me krenari dhe buzëqeshja me sytë që më ndriçonin”.

Për të ishte një emocion i fortë që i dha vetëdijen se mund të vazhdonte. “Ishte emocionuese, tmerrësisht emocionuese, shumë më tepër nga çfarë prisja! Kjo është vetëm etapa e parë e këtij rrugëtimi, por unë ndihem krenare si të kisha fituar. Faleminderit të gjithëve sepse nuk ka gjë më të bukur se sa të konkurosh në mënyrë të barabartë me të gjithë të tjerat, pa asnjë ‘anormali’.!”

 

 

Lajme të lidhura

Para