• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëshmia, 23-vjeccari pranon autorësinë, tritolin e vendosa për para, porositësit…

09:59 : 30/07/2018
në AKTUALITET

Zbardhet dëshmia e 23-vjeccarit që vendosi 500 gramë tritol në banesën e Gazmir Dacit në Bathore. Sipas burimeve policore, Vilson Brahaj ka pranuar autorësinë duke treguar se është kontaktuar nga një person i cili i ka premtuar para për të kryer shpërthimin me tritol në banesën e Xhlelal Dacit. “Jam i papunë dhe e bëra vetëm për të siguruar para”-mësohet të jetë shprehur 23-vjeccari i arrestuar.

Aktualisht policia po punon për arrestimin e porositëve, ndërsa dyshimet kryesore bien deri më tani në anëtarët e familjes Kolaveri, që prej katër vitesh janë në hasmëri dhe konflikt të hapur me të afërmit e Gazmir Dacit. Sipas policisë, Vilson Brahaj kundrejt pagesës ka vendosur sasinë prej 500 gramë lëndë plasëse tritol në banesën e Xhelal Dacit, babait të Gazmir Dacit.  Pas ngjarjes, autori ka hedhur në lumë tek “Ura e Tapizës” rrobat e përdorura gjatë kryerjes së krimit, ndërsa automjetin e kishte fshehur në një bodrum afër “Urës së Tapizës”. Policia arriti në gjurmët e autorëve pas identifikimit të makinës me të cilën u larguan, pasi edhe automjeti u kap nga kamerat e sigurisë së bizneseve.

Vilson Brahaj është paguar për të vendosur tritolin, por nuk ka treguar deri tani porositësit, ndërsa policia po heton në konfliktin që familja Daci ka me atë Kolaveri.  Gazmir Daci po vuan dënimin me 35 vite në burg për vrasje, ndërsa banesës i është vendosur edhe tre herë të tjera eksploziv. Xhelal Daci akuzoi Saimir Kolaverin për ngjarjen, ndërsa paralajmëroi hakmarrje nëse shteti nuk reagon.

NJOFTIMI I POLICISE PER ARRESTIMIN

Finalizohet operacioni “Pagesa”

Lexo edhe:

VIDEO/ Përfshihet nga zjarri anija me 280 persona, pasagjerët hidhen në det për të shpëtuar, 3 viktima

Vëllai i Tërmet Peçit privatizon bazës ushtarake të Porto Palermos

Zbardhet në kohë rekord nga Komisariati Nr 5, ngjarja e shpërthimit të një sasie tritoli në banesën e shtetasit XH.D në Kamëz. Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i vendosjes së lëndës eksplozive. Sekuestrohet automjeti me të cilin autori ka lëvizur dhe transportuar lëndën shpërthyese. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Numër 5 Kamëz, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një punë profesionale si dhe bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, mbrëmjen e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pagesa”, ku është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 27.07.2018, në rrugën “Martin Camaj” Bathore, ku në banesën e shtetasit Xh.D., është vendosur lëndë shpërthyese, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje: – Vilson Brahaj , 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz ,Tiranë. Nga tërësia e veprimeve të kryera dyshohet se ky shtetas kundrejt pagesës ka vendosur sasinë prej 500 gramë lëndë plasëse në banesën e shtetasit XH.D. Autori i dyshuar pas kryerjes së krimit ka hedhur në lumë tek “Ura e Tapizës” rrobat e përdorura gjatë kryerjes së krimit, ndërsa automjetin e kishte fshehur në një bodrum afër “Urës së Tapizës”. Për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhënë të tjera. Sa më sipër në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti të cilin autori i dyshuar e ka përdorur për të transportuar dhe shpërthyer lëndën plasëse në banesën e shtetasit Xh. D. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit Vilson Brahaj, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.

 

Kush është Gazmir Daci dhe konfliktet

Banesa ku u vendos tritoli në Bathore është e Gazmir Dacit, i cili është dënuar me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje. Ai aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e Vaqarrit për vrasjen e Valmir Kolaverit në 4 nëntor 2015, ndërsa ka plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri, i cili mbeti i paralizuar. Për shkak të kësaj ngjarje, në 31 korrik të 2016 ndaj tij u tentua një atentat nga jashtë burgut me snajper. Pas atentatit të dështuar në burg, policia arrestoi 24 orë pas sulmit dy autorët, Ergys Kolaveri 25 vjeç dhe kushëriri i tij, Enea Ceka 24 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga hetimet e policisë rezultoi se dy personat qëlluan me armë zjarri drejt Dacit nga një kodër drejt oborrit të burgut, por gabuan në shënjestër, pasi i plagosur mbeti një person nga Kosova.

Lajme të lidhura

BOTA

VIDEO/ Përfshihet nga zjarri anija me 280 persona, pasagjerët hidhen në det për të shpëtuar, 3 viktima

17:46 : 20/07/2025
AKTUALITET

Vëllai i Tërmet Peçit privatizon bazës ushtarake të Porto Palermos

17:30 : 20/07/2025
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Divjakë/ Përmbyset zetori, shoferi mbetet i bllokuar nën të (EMRI)

17:21 : 20/07/2025
AKTUALITET

“Kumbaro s’më përgjigjej”/ Biznesmeni që u dhunua: Si Bashkia Sarandë u vu në shërbim të Agim Tarajt

17:07 : 20/07/2025
BOTA

Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova

16:44 : 20/07/2025
AKTUALITET

32 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 9 vijojnë të jenë aktive

16:30 : 20/07/2025
Para

Vasili: Heronjtë “lëpirës” të kockës së teatrit, u lëshuan me vërtik mbi shpërblimet

TË GJITHA

VIDEO/ Përfshihet nga zjarri anija me 280 persona, pasagjerët hidhen në det për të shpëtuar, 3 viktima

17:46 : 20/07/2025

Vëllai i Tërmet Peçit privatizon bazës ushtarake të Porto Palermos

17:30 : 20/07/2025

Aksident me vdekje në Divjakë/ Përmbyset zetori, shoferi mbetet i bllokuar nën të (EMRI)

17:21 : 20/07/2025

“Kumbaro s’më përgjigjej”/ Biznesmeni që u dhunua: Si Bashkia Sarandë u vu në shërbim të Agim Tarajt

17:07 : 20/07/2025

Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova

16:44 : 20/07/2025

32 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 9 vijojnë të jenë aktive

16:30 : 20/07/2025

Për herë të parë në historinë moderne, një kryeqytet po shkon drejt tharjes

16:20 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com