• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Tregtia/ Çfarë e bindi presidentin Trump të arrijë marrëveshje me BE?

17:32 : 29/07/2018
në BOTA

Trump u bind nga statistikat amerikane e përsëritja e vazhdueshme e fakteve, thotë presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në intervistë dhe shpjegon se çfarë nënkupton “deal”-i me Donald Trump.

ARD: Zoti Juncker ju arritët një marrëveshje, një “deal”, me presidentin Trump. U bë fjalë për një miqësi të re mes SHBA dhe Europës. Një dashuri e re. A është vërtet kështu?
Jean Claude Juncker: Për mua marrëveshja, deal-i me zotin Trump nuk do të thotë fillimi i një miqësie të re, por vazhdimi i një miqësie të vjetër. Ndërkohë ai ka bërë një vlerësim të ri. Vlerësimi im ka qenë gjithmonë: SHBA dhe BE nuk janë vetëm aleatë në kohë e kur përshtaten rrethanat, por aleatë për të gjitha kohërat.

Ju e puthët Trumpin në fund, kjo ishte hera e parë apo jo?

Jean Claude Juncker: Besoj se ishte hera e parë. Por përkundër sjelljes sime të zakonshme, nisma për habi nuk erdhi nga unë. Nuk e dija që ishte edhe një fotograf në Oval Office. Por ajo ka përmbledhur shumë mirë ambientin në moment. Zoti Trump e publikoi foton, jo unë. Jam dakord me ketë se të më tregohen përmbajtje të twitterit.

Ka pasur shumë bisedime. Zoti Trump i ka dëgjuar këto argumenta që ju i thatë edhe më parë. Ku qëndroi ndryshimi sipas jush kësaj here?

Jean Claude Juncker: Qëndrueshmëria, konsistenca dhe vazhdueshmëria e paraqitjes së të njëjtave argumenteve dhe shifrave. U përpoqa disa herë të bëja të qartë, që po të llogarisësh bashkë tregtinë e mallrave, shërbimeve, fitimet e kompanive ndërkombëtare amerikane në Europë, është SHBA ajo që ka një suficit dhe jo ne. Trump nuk i konsideronte këto shifra, derisa arrita të provoj, se këto janë shifrat e statistikave amerikane, dhe biseda vazhdoi miqësore. Ai ishte dukshëm i interesuar për një ujdi, edhe në bisedime direkte me këshilltarët e tij. Këtë ujdi e konsideroj të rëndësishmë, sepse është baza për bisedime të thelluara, për të mos mbetur në sipërfaqe.

Lexo edhe:

Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar

Dështon për të 29-n herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Ju jeni shprehur kritikë ndaj Trumpit, mënyrën e tij të komunikimit. Si ishte përshtypja juaj pas një bisede të gjatë bilaterale. A është ai impulsiv, si edhe perceptohet?
Jean Claude Juncker: Nuk më takon mua të përmbledh mënyrat e veprimit të presidentit amerikan në dy fjalë. Ai është fleksibël. Fillimisht nuk ka masa të reja doganore.

Sa i sigurtë jeni që marrëveshja do të qëndrojë?

Jean Claude Juncker: Kemi rënë në ujdi, që për sa kohë që zgjasin negociatat nuk ka dogana ndëshkuese shtesë. Kjo prek BE dhe SHBA. Mendoj se ky deal do të rezistojë. Nuk do të ishte e mençur të thoje tani “nuk i besoj presidentit amerikan”. Të dyja palët hymë me një paradhënie besimi në këtë bisedë, që nuk ishte e lehtë.

BE ka thënë që do të marrë sojë, por mund ta thotë këtë BE, nuk e rregullon këtë vetë tregu?
Jean Claude Juncker: Kush mendon se Komisioni mund të komandojë se kush importon dhe çfarë, i mbivlerëson mundësitë e tij. Por tek soja nuk ka dogana, që prekin importet e SHBA në Europë. Kjo është çështje e partnerëve në treg, të bien në ujdi, që të merret më shumë sojë në Europë, me që ra fjala, jo soja e manipuluar gjenetikisht.

Po për çështjen e gazit të lëngshëm?

Jean Claude Juncker: Lidhur me eksportin e gazit të lëngshëm, ujdia reflekton pozicionin në BE, atë që BE arriti të marrë para disa muajsh në Sofje. Ramë dakord që t’u propozojmë amerikanëve të eksportojnë më shumë gaz të lëngshëm në Europë. Kjo zvogëlon varësinë tonë nga Rusia. Nuk ka lëshime tek tema e ekonomisë bujqësore.

Intervistën e zhvilluan Kai Küstner dhe Markus Preiß, Studioja e Televizionit ARD, Bruksel/dw

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar

13:42 : 09/06/2025
BOTA

Dështon për të 29-n herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

13:35 : 09/06/2025
AKTUALITET

NRG e ‘mushkonjave’ nën hetim për kontrabandë, fiton tendera me “ndihmë” nga Jonaid Myzyri i KPP

13:23 : 09/06/2025
AKTUALITET

Ekstazi, kokainë e kanabis në festivalin “Unum” në Shëngjin, në hetim 2 shqiptarë e 4 të huaj

13:22 : 09/06/2025
AKTUALITET

Pas Tiranës, KAS vendos për rinumërimin e plotë të votave në Qarkun e Fierit

13:04 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Për t’ia pa hajrin, fillova të çoj edhe këmbët”/ Berisha nxjerr meme me Spiropalin: Metamorfoza!

12:54 : 09/06/2025
Para

FOTO/ Një ish-pornostare në bordin e ri drejtues të Ferrarit

TË GJITHA

Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar

13:42 : 09/06/2025

Dështon për të 29-n herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

13:35 : 09/06/2025

NRG e ‘mushkonjave’ nën hetim për kontrabandë, fiton tendera me “ndihmë” nga Jonaid Myzyri i KPP

13:23 : 09/06/2025

Ekstazi, kokainë e kanabis në festivalin “Unum” në Shëngjin, në hetim 2 shqiptarë e 4 të huaj

13:22 : 09/06/2025

Pas Tiranës, KAS vendos për rinumërimin e plotë të votave në Qarkun e Fierit

13:04 : 09/06/2025

“Për t’ia pa hajrin, fillova të çoj edhe këmbët”/ Berisha nxjerr meme me Spiropalin: Metamorfoza!

12:54 : 09/06/2025

‘AlbaScan’ që dështoi në burgun e Peqinit, fiton tenderin e Gardës

12:48 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com