• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

TCH, diktat mbi mediat, raportimet “nxijnë” gjyqtarin Selimi dhe “zbardhin” gjyqtarin Broci

16:34 : 29/07/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Raportimi mediatik i seancave dëgjimore për procesin e Vetingut ndaj dy gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi dhe Artan Broci, vuri në dyshim mënyrën e zgjedhur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për të mos lejuar regjistrimin audio-viziv të procesit.

Të premten, gjyqtarët Selimi dhe Broci, në një hapësirë kohore rreth dy orë nga njëri-tjetri, u paraqitën para trupës gjykuese për t’u njohur me rezultatet e hetimit administrativ të zhvilluar ndaj tyre, në kuadër të procesit të rivlerësimit.

Në bazë të një Rregulloreje të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, media është e lirë për të ndjekur seancat, por ajo nuk mund të regjistrojë audio dhe video seancën. Gazetarët janë të lirë që të raportojnë “live” në redaksitë e tyre nëpërmjet teksteve të shkruara telefonike, si edhe të realizojnë raportime jashtë ambjenteve ku zhvillohen seancat dëgjimore.

Kjo Rregullore, në këtë mënyrë, përcakton se publiku do të mësojë mbi seancën dëgjimore vetëm në bazë të kuptimit të informacioneve nga gazetarët e pranishëm aty ose, në rastin më të keq, nga orientimi që ata marrin nga shefat e redaksive për mënyrën se si do të përcjellin të dhënat e paraqitura në seancën dëgjimore. Kamera e televizioneve, si një mjet që dokument plotësisht vërtetësinë e asaj çfarë ndodh brenda në sallën e Vetingut, është e përjashtuar.

Lexo edhe:

Kina sfidon SHBA-në, “hedh” 9 miliardë dollarë në Amerikën e Jugut

Incident në Skoci, tre ushtarë belgë plagosen me armë gjatë stërvitjes

Rastësi ose jo, Komisioni i Vetingut thirri në të njëjtën ditë për seancë dëgjimore gjyqtarët Shkëlzen Selimi dhe Artan Broci, të cilët janë pjesë e të njëjtës trupë gjyqësore që po ndjek procesin civil mbi pronësinë e Top Channel në Gjykatën e Lartë.

Duke ndjekur kronikat e këtij televizioni gjatë muajit të fundit, duket qartë se Shkëlzen Selimi është vendosur në qendër të sulmeve abuzive dhe shantazhuese në një seri kronikash të Top Channel. Shumë më bujar është treguar televizioni më i madh në vend me gjyqtarin Artan Broci. Dyshimet, bazuar vetëm në sjelljen e Top Channel, ngrihen se televizioni, i administruar aktualisht nga Vjollca Hoxha-Ben Blushi, e ka “grurë” me Artan Brocin dhe e cilëson “kundërshtar” Shkëlzen Selimin.

Kjo qasje e Top Channel u prezantua edhe nga një seri televizionesh të tjera, të cilat raportuar “me tekst-mesazhe” gjatë zhvillimit të seancave dëgjimore. Publiku, i cili ka interes për ecurinë e procesit të Vetingut, ditën e premte do të jetë ndjerë i konfuzuar mbi atë që po diskutohej në seancat “pa zë dhe figurë” të gjyqtarëve.

Pjesa kryesore e mediave, të cilat mbajnë dukshëm anën e Top Channel, raportonin “me tekst mesazhe” për probleme pa fund të gjyqtarit Shkëlzen Selimi dhe me nota shumë optimiste gjetjet për gjyqtarin tjetër, Artan Broci. Madje, këto media që gjenden “nën diktatin” e Top Channel, parashikuan edhe verdiktin që pritet të japë në fillim të javës Komisioni i Pavarur i Kualifikimit- për Shkëlzen Selimin e dhanë me garanci që do të shkarkohet. Ashtu siç e raportuan me garanci se Artan Broci do të konfirmohet në detyrë.

Në fakt, e vërteta qëndronte në mes të të dyjave. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili, siç ka raportuar edhe më parë “Boldnews.al”, ka zhvilluar një “bashkëpunim okult” me Top Channel për të goditur gjyqtarin Shkëlzen Selimi. Një ditë para seancës dëgjimore, televizioni publikoi një dokument konfidencial, i cili gjendet në dosjen e Komisionit të Vetingut, por i pakonfirmuar, sipas të cilit Selimi është përfshirë në një rast korrupsioni në vitin 2011.

Ky dokument i SHISH, i publikuar në mënyrë “ekskluzive” vetëm një ditë para seancës dëgjimore nga TCH, ishte baza e kritikave të Komisionit të Vetingut ndaj gjyqtari Shkëlzen Selimi. Pikërisht, ky ishte edhe elementi, pavarësisht se operativ dhe i pakonfirmuar, i cili u amplifikua nga mediat që të premten u vunë nën shërbimin e Top Channel.

Nga ana tjetër, Komisioni i Vetingut konstatoi një sërë shkeljesh në pasurinë e gjyqtarit Artan Broci. Sipas gjetjeve të KPK-së, ai nuk justifikon shuma të konsiderueshme parash, të cilat i kanë shërbyer për rritjen e pasurive të tij. Por, pavarësisht këtyre gjetjeve, një pjesë e mirë e medias raportoi se gjyqtari Artan Broci është i përshtatshëm për të vijuar detyrën e tij. Njëlloj siç raportonte edhe Top Channel, i cili, në kronikën e tij, kishte zbutur në maksimum problemet e gjetura gjatë hetimit administrativ të gjyqtarit Artan Broci.

Lajme të lidhura

BOTA

Kina sfidon SHBA-në, “hedh” 9 miliardë dollarë në Amerikën e Jugut

18:28 : 13/05/2025
BOTA

Incident në Skoci, tre ushtarë belgë plagosen me armë gjatë stërvitjes

18:19 : 13/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 majit, deklarata e BE: Garë jo e barabartë! PS përdori shtetin

18:15 : 13/05/2025
SPORT

Pezullohet mbrojtësi, titullari i Juventusit mbyll sezonin

18:13 : 13/05/2025
SPORT

Legjenda gjermane: Bayern nuk do të paguajë 150 mln euro për Wirtz, harrojeni!

18:00 : 13/05/2025
AKTUALITET

PS drejt kontrollit të plotë legjislativ, çfarë do të thotë kjo për demokracinë?

17:59 : 13/05/2025
Para

Klopp sulmon Sergio Ramos për ndërhyrjen ndaj Salah: Është i pamëshirshëm

TË GJITHA

Kina sfidon SHBA-në, “hedh” 9 miliardë dollarë në Amerikën e Jugut

18:28 : 13/05/2025

Incident në Skoci, tre ushtarë belgë plagosen me armë gjatë stërvitjes

18:19 : 13/05/2025

Zgjedhjet e 11 majit, deklarata e BE: Garë jo e barabartë! PS përdori shtetin

18:15 : 13/05/2025

Pezullohet mbrojtësi, titullari i Juventusit mbyll sezonin

18:13 : 13/05/2025

Legjenda gjermane: Bayern nuk do të paguajë 150 mln euro për Wirtz, harrojeni!

18:00 : 13/05/2025

PS drejt kontrollit të plotë legjislativ, çfarë do të thotë kjo për demokracinë?

17:59 : 13/05/2025

SHBA dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshjen prej 600 miliardë dollarësh

17:49 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com