• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Drejtësia në kolaps. Ku janë “baballarët” dhe ekspertët e lartë të Reformës?

18:49 : 21/07/2018
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al
Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, ka marrë detyrën e vështirë për të mbuluar këto ditë dështimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Me një fjalor romantik, pedagogia e së drejtës ka bërë thirrje të gjithë faktorit politik që të gjejnë gjuhën e kompromisit për të miratuar disa amendime në ligjin për Shkollën e Magjistraturës, miratuar vetëm dy vjet më parë, pa votat e demokratëve.

Deputetja Hysi, njëkohësisht nënkryetare e Parlamentit, nuk ka asnjë mesazh për zgjidhjen e kolapsit të sistemit të drejtësisë, me Gjykatën Kushtetuese inekzistente, Gjykatën e Lartë në prag të shkatërrimit dhe me nivelet e tjera të drejtësisë në situatën më të vështirë të mundshme.

Ajo është ngarkuar nga Partia Socialiste të flasë vetëm për ligjin për Shkollën e Magjistraturës, në një kohë kur asnjë prej baballarëve të Reformës në Drejtësi dhe “Ekspertëve të Nivelit të Lartë” apo edhe ata që e kanë për detyrë funksionale dhe institucionale, nuk duket më në skenën publike për të sugjeruar zgjidhje.

Fatmir Xhafaj, i vetëquajtur “babai i Reformës”, sot po mundohet të mbledhë disa copëza ndërhyrjeje policore, për t’ia atashuar asaj që ai e quan “Forca e Ligjit”. Ndërkohë, ende nuk ka të zgjidhur problemin me vëllain e tij, të dënuar për trafik droge.

Ulsi Manja, kryetari aktual i Komisionit të Ligjeve, duket se nuk vlerësohet në lartësinë e duhur për t’u përfshirë në diskutime të këtij niveli. Ai e arriti kulmin e tij me emërimin e Kryeprokurores së Përkohshme, nëpërmjet një procedure që vetëm ai mund ta kuptojë.

Lexo edhe:

Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet kryekomisionerin, ndërpritet numërimi

Numërimi i votës së diasporës kthehet në një maratonë

Etilda Gjonaj, Ministrja e Drejtësisë, mbulohet më së miri nga Vasilika Hysi. Ministrja aktuale ka qenë vartëse e deputetes Hysi, kur bashkëpunonin tek Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Rainer Deville, drejtuesi i misionit EURALIUS, zyrtari që deklaroi se “në Shqipëri duhet të ikin të 800 gjyqtarët dhe prokurorët”, prej më shumë se një viti nuk gjendet në vendin tonë, për shkak se u dallua shumë shpejt që kishte bërë gjatë gjithë kohës lojën e qeverisë “Rama”.

Sokol Sadushi, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, lidhje krushqie e Fatmir Xhafaj, sot po ngre zërin për pranimin e studentëve, nëpërmjet një skeme, e cila synon që edhe rekrutimin e të rinjve ta kanalizojë në institucione ku ka ndikim qeveria.

Gent Ibrahimi, eksperti kushtetues i Soros, kunati i Mimi Kodhelit, ka humbur pa nam e nishan. Imazhi më i shpeshtë i “shoqërisë civile” gjatë diskutimeve për Reformën në Drejtësi, sot, mesa duket, nuk ia ndjen nevojën që të jetë i pranishëm në televizione.

Arben Rakipi, ish-Kryeprokuror, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë mllefin për dyshen Nano-Berisha, të cilët e shkarkuan me një marrëveshje dypalëshe në vitin 2002, sot nuk duket askund. Rakipi mori përsipër rolin e ekspertit kryesor për amendimin e ligjit për Prokurorinë. Nuk pati asnjë kundërshtim publik kur maxhoranca zgjodhi vetëm me kartonët e saj Kryeprokuroren e Përkohshme.

Kristaq Traja, gjyqtar me përvojë, përfaqësues i fondacionit Soros në Komisionin e Reformës në Drejtësi. Nuk ka asnjë shenjë të tij në diskutimin e sotëm.

Jon Smibert, drejtuesi i OPDAT, deri para pak kohësh ishte vizitor frekuent i zyrës së Kryeprokurores së Përkohshme dhe vartëses së saj te Krimet e Rënda. Edhe ky ekspert, nuk ka për të thënë asnjë lidhur me kolapsin në sistemin e drejtësisë.

Romana Vlahutin, ambasadore e Bashkimit Europian, është duke përgatitur valixhet dhe pret zgjedhjet e vitit të ardhshëm për Parlamentin Europian, me shpresë që të gjejë ndonjë mik për t’i dhënë detyrë tjetër brenda strukturave të Brukselit.

Donald Lu, ambasadori amerikan në Tiranë, i cili mori autorësinë e plotë mbi Reformën në Drejtësi, duhet të ketë hapur librat e kujtimeve kur ka qenë zv.ambasador në Kirgistan. Tashmë ai pret të emërohet ambasador në vendin e largët aziatik dhe Reforma në Drejtësi në Shqipëri nuk hyn më në planet e tij.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet kryekomisionerin, ndërpritet numërimi

14:21 : 15/05/2025
AKTUALITET

Numërimi i votës së diasporës kthehet në një maratonë

13:57 : 15/05/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik në Vlorë/ Makina përfund në kanal, vdes një polic, dy të tjerë në gjendje kritike

13:50 : 15/05/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë/ I riu me motor përplaset me bordurën, ndërron jetë në vend

13:35 : 15/05/2025
AKTUALITET

Pas takimit me Starmer, a do bëjë marrëveshje për refugjatët nga Britania? Ja si përgjigjet Rama

13:30 : 15/05/2025
AKTUALITET

Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit ‘del në sipërfaqe’ me 3 deputetë

13:19 : 15/05/2025
Para

Make-up artistja shokon 50 milionë vetë në Youtube me transformimet e saj

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet kryekomisionerin, ndërpritet numërimi

14:21 : 15/05/2025

Numërimi i votës së diasporës kthehet në një maratonë

13:57 : 15/05/2025

Aksident tragjik në Vlorë/ Makina përfund në kanal, vdes një polic, dy të tjerë në gjendje kritike

13:50 : 15/05/2025

Aksident i rëndë/ I riu me motor përplaset me bordurën, ndërron jetë në vend

13:35 : 15/05/2025

Pas takimit me Starmer, a do bëjë marrëveshje për refugjatët nga Britania? Ja si përgjigjet Rama

13:30 : 15/05/2025

Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit ‘del në sipërfaqe’ me 3 deputetë

13:19 : 15/05/2025

Ilir Meta më i votuari tek PD në “zonë e tij elektorale”, merr votat e shokëve tek “313-ta”

13:19 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com