• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

TENDERAT/ Kompania e deputetit të PS që ka fituar miliarda nga shteti në tre vite

17:15 : 20/07/2018
në AKTUALITET, EKONOMI

Numërohen me gishtat e duarve kompanitë që kanë marrë miliona euro tendera nga bashkitë. Kryesorja nga të gjitha është bashkia e Tiranës ka dhënë qindra tendera, ku shumicën prej tyre i ka fituar e përhershmja ‘Fusha shpk’.

Në listë është edhe kompania e deputetit të PS-së Sadri Abazi e disa të tjera të lidhura po ashtu me qeverisinë socialiste.

Open Data Albania po hulumton mbi renditjen e bizneseve kontraktore me njësi të qeverisjes vendore, sipas vlerës së kontratave të fituara në prokurime publike.

Renditja shfaq 50 subjekte ekonomike, të cilat në tre vitet e fundit kanë marrë vlerën më të lartë të tenderave nga Bashkitë.

Të dhënat përkojnë me tërësinë e kontratave të dala nga procesi i prokurimit publik për periudhën Korrik 2015 – Korrik 2018.

Lexo edhe:

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

Në këtë databazë janë ruajtur dhe mirëstrukturuar informacione për çdo procedurë tenderimi të realizuar nga Bashkitë apo institucione dhe ndërmarrje në vartësi të tyre, nga korriku 2015 dhe në vijim.

Në korrik të 2015 filloi funksionimi i gjashtëdhjetë e një bashkive sipas ndarjes së re territoriale dhe administrative. Sistemi mundëson informacion të tenderave të çdo bashkie apo institucioni nën vartësi, dhe listën e tenderave sipas llojit të kontratës.

Filtrat e kërkimit në databazë bëjnë të mundur edhe listimin e tenderave sipas operatorit fitues, vlerës së kontratës apo numrit të operatorëve pjesëmarrës në garë.

Në këtë hark kohorë korrik 2015 – korrik 2018, operatorët apo bizneset me vlerë më të lartë të kontratave të fituara në tenderime nga bashkitë janë operatorët:

FUSHA shpk;

G. P. G COMPANY SHPK;

SALILLARI SHPK;

ALKO-IMPEX GENERAL Constuction shpk;

Vëllezrit Hysa shpk,

Victoria Invest shpk etj.

Artikulli që po publikojmë përkon me të dhëna deri në datën 20 korrik 2018.

Renditja kryesohet nga Fusha shpk, një shoqëri e cila në tenderat ku ka konkurruar si e vetme dhe jo në bashkim operatorësh me një shoqëri tjetër, shënon 36 raste (kontrata fillestare dhe shtesa) ku është njoftuar fituese.

Vlera të ofertave të saj, si oferta të shpallura fituese është tre pikë shtatëdhjetë e tetë miliard lekë (3 782 488 740 lekë). Kontratat e saj kjo shoqëri biznesi i ka fituar në tenderime të 3 Bashki të ndryshme. Konkretisht me bashki Vorë janë gjashtë kontrata; me Bashkinë Tiranë janë njëzet e tetë kontrata dhe Bashkinë Roskovec dy kontrata.

Fusha shpk na shfaqet e suksesshme edhe në rastet kur ka konkurruar si bashkim operatorësh me subjekte të tjera. Rasti kur dy operator paraqiten si një ofertues në tender. Firma Fusha shpk ka bashkëpunuar dhe fituar tendera në bashkëpunim me të paktën dhjetë shoqëri të tjera biznesi.

Në rastin e këtyre kontratave nuk kemi të qartë vlerën e kontratës që kontraktohet drejtpërdrejt tek kjo shoqëri. Subjekte biznesi që kanë funksionuar si operator (ofertues) në bashkëpunim me shoqërinë Fusha shpk janë : Alba Konstruction shpk; Gjoka Konstruction; ED Konstruksion; Hostoci Shpk; Besta shpk; Everest Shpk; Colombo shpk; Totila; ArkonStudion; Green Farm.

Vendi i dytë pasohet në renditje nga shoqëria G.P.G Company shpk. Kjo shoqëri ka njëzet e dy kontrata ku është njoftuar fituese (pa bashkim operatorësh apo bashkëpunim me shoqëri të tjera) me një vlerë kontrate (oferte) pa TVSH prej një pikë shtatëdhjetë e shtatë miliard lekë (1 769 315 155 Lekë).

Numri i bashkive ku G.P.G Company ka fituar kontrata është 14 dhe bashkitë janë Kukës; Mirditë; Tiranë; Kavajë; Peqin; Korçë; Tepelenë; Libohovë; Delvinë; Finiq dhe Konispol. Shoqëria ka fituar edhe kontrata të tjera por ato si pjesë e bashkimit të operatorëve.

Bashkim operatorësh është rasti kur dy apo më shumë kompani kanë marrëveshje dhe konkurrojnë si një ofertues i vetëm. Shoqëritë me të cilat ka bashkëpunuar G.P.G Company janë Modeste shpk; B93 shpk; AD-Star shpk; Leon Konstruksion; Boshnjaku; Everest; R.S & M shpk; Xhimo & Kleo shpk etj. Kjo shoqëri është themeluar në vitin 1996.

Salillari është numri tre në renditjen BIG sipas vlerave të kontratave të fituara tenderime me Bashki. Kjo shoqëri ka fituar si subjekt pa bashkëpunime me subjekte ekonomike të tjera, një numër prej 19 kontratash të cilat kanë vlerë pa TVSH prej një pikë pesëdhjetë e shtatë miliard Lekë (1 570 604 436 Lekë).

Subjekti ka kontrata të fituara me tetë bashki e konkretisht: Bashkia Vorë katër kontrata; Bashkia Tiranë gjashtë kontrata; Bashkia Rrogozhinë një kontratë; Bashkia Maliq një kontratë; Bashkia Fier një; Bashkia Kuçovë një kontratë dhe Bashkia Himarë dy kontrata.

Shoqëria Salillari ka fituar kontrata edhe në bashkëpunim me subjekte të tjera ekonomike duke konkurruar me një ofertë te vetme si një operator i caktuar. Këto bashkëpunime janë me shoqëritë Vashtemia; Rosi: Buldings Construction etj.

Shoqëria që mban vendin e katërt është ALKO-IMPEX General Construction me një vlerë kontratash pa TVSH prej një pikë dyzet e pesë miliard lekë (1 458 696 237 Lekë). Kjo shoqëri ka 25 kontrata me 7 bashki të ndryshme.

Në vendin e pestë renditet shoqëria Vëllezërit Hysa me një vlerë kontratash pa TVSH prej një pikë tridhjetë e katër miliard lekë (1 340 306 952 Lekë). Këto kontrata janë lidhur me 8 njësi të ndryshme të qeverisjes vendore. Edhe shoqëria Vëllezërit Hysa ka një numër të madh kontratash të fituara duke marrë pjesë në tender si bashkim operatorësh me shoqëri të tjera biznesi. Pasaporta e kësaj shoqërie në portalin për Shoqëri Biznesi ka më shumë informacion pozicionin e saj si kontraktor pranë njësive të qeverisjes vendore./ Marrë nga Open Data

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025
SHOW BIZ

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025
SPORT

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025
AKTUALITET

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025
AKTUALITET

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025
AKTUALITET

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025
Para

Ja sa euro dërgojnë në atdhe emigrantët shqiptarë në Itali!

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com