Detaje të reja kanë dalë për vrasjen e çiftit Boran Bërçama dhe Silvi Ndoci në Shkodër.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se viktimat kishin dalë për të darkuar bashkë me foshnjën 2 vjeçe. Vrasja ka ndodhur kur çifti është kthyer për në shtëpi.
Mësohet se në momentin kur makina do parkonte, dhe ende nuk ishte fikur, kanë nisur të shtënat dhe çifti është vrarë.