• Kontakt
Thursday, June 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Raporti i BMI-Fitch: Deficiti i lartë tregtar, rrezik për Shqipërinë

10:37 : 20/04/2016
në EKONOMI

Raporti i fundit i BMI Research, pjesë e grupit vlerësues së njohur Fitch, në parashikimin për vendet e Europës Juglindore jep panoramën ekonomike të Shqipërisë dhe analizon sfidat për vitet në vijim, duke e vënë theksin në nivelin e lartë të deficitit të llogarisë korente.

Llogaria korente e Shqipërisë do të mbetet në mënyrë të vendosur sërish në deficit gjatë viteve të ardhshme, për shkak të deficitit të lartë tregtar të vendit. Megjithatë, një nivel relativisht i lartë i IHD-ve dhe rezervave ndërkombëtare e ulin rrezikun e një shpërthimi të krizës së pagesave në vitet e ardhshme. BMI parashikon që deficiti i llogarisë korente të Shqipërisë të mbetet i lartë por i qëndrueshëm në vitin 2016 dhe 2017, duke arritur në nivelet e 12.3% të PBB-së dhe 12.2% në 2017. Eksportet e ulëta do të jenë faktori kryesor që do ta mbajnë në nivele të larta deficitin e llogarisë korente në vitet e ardhshme.
Përshpejtimi i kërkesës në eurozonë, sidomos nga Italia, do të ndikojë pozitivisht në eksportet në vitin 2016 dhe 2017. Shqipëria është shumë e varur për eksportet e saj në Itali, e cila importon 52.0% të totalit të eksporteve të Shqipërisë. BMI parashikon një ulje çmimi të naftës, mesatarisht 40 dollarë fuçia në vitin 2016 dhe 53 dollarë në vitin 2017, gjë që mund të ketë një efekt të dobët në bilancin e pagesave, duke qenë se vendi është një importues neto i naftës.

bbb

bbbb
Megjithatë, thekson raporti, Shqipëria nuk do të jetë në gjendje që të zhvillojë prodhimin e mallrave kryesore gjatë viteve të ardhshme, gjë që do ta pengojë vendin që të arrijë një bazë më të diversifikuar të eksportit. Për më tepër, importet do të rifitojnë terren në vitin 2016 dhe 2017. Çmimet e ulëta të naftës do të reduktojnë faturën e importit të Shqipërisë gjatë muajve të ardhshëm. Shërbimet janë duke u bërë gjithnjë e më të rëndësishme për Shqipërinë, kryesisht për shkak të zgjerimit të sektorit të turizmit. Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit, me bazë në Londër, vlerëson se kontributi i turizmit në PBB do të rritet me 5.4% në vit midis 2015 dhe 2025, norma e dytë më të lartë e rritjes në Evropë, pas Malit të Zi. Shqipëria do të përfitojë nga situata relativisht e qëndrueshme në rajon që të vazhdojë të shndërrohet në vend tërheqës për turistët.
Rimëkëmbja në ekonomitë e eurozonës do të ndikojnë pozitivisht në fluksin e remitancave në Shqipëri në vitet që vijnë. Duke kontribuar më shumë se 9 % të PBB-së, remitancat e bëjnë Shqipërinë një nga vendet e Evropës Juglindore, me shkallën më të lartë të varësisë të remitancave.

Kriza e eurozonës ka goditur ekonominë shqiptare në vitet e fundit, thekson raporti i BMI. Me shumë shqiptarë që punojnë jashtë vendit – veçanërisht në Itali dhe Greqi – fluksi i remitancave ka rënë në mënyrë të konsiderueshme. Megjithatë, një parashikim i fundit i raportit tregon se, ndonëse ata ranë në TM3 të 2015, remitancat neto do të rifitojë terren përsëri në 2016 dhe 2017.Monitor

Lexo edhe:

Horoskopi, 12 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Momenti i sherrit të Martin Canit, gazetari tregon arsyen se përse e publikoi videon

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 12 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 11/06/2025
AKTUALITET

Momenti i sherrit të Martin Canit, gazetari tregon arsyen se përse e publikoi videon

22:59 : 11/06/2025
AKTUALITET

Videoja e Martin Canit/ Reagon për herë të parë nëna e 14-vjeçarit: U trondita jashtë mase…

22:57 : 11/06/2025
AKTUALITET

Publikimi i videos së Martinit, Grida Duma: Media, valvulë sigurie që kjo ngjarje të mos harrohej

22:51 : 11/06/2025
SPORT

Tani e thotë dhe FIFA, Shqipëria e Sylvinhos kthehet në nivelin e asaj të Edi Rejas

22:49 : 11/06/2025
BOTA

Vuçiç në samitin në Ukrainë refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

22:47 : 11/06/2025
Para

Ish e dashura e Shullazit para gjykatës, ja si duket (Foto)

TË GJITHA

Horoskopi, 12 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 11/06/2025

Momenti i sherrit të Martin Canit, gazetari tregon arsyen se përse e publikoi videon

22:59 : 11/06/2025

Videoja e Martin Canit/ Reagon për herë të parë nëna e 14-vjeçarit: U trondita jashtë mase…

22:57 : 11/06/2025

Publikimi i videos së Martinit, Grida Duma: Media, valvulë sigurie që kjo ngjarje të mos harrohej

22:51 : 11/06/2025

Tani e thotë dhe FIFA, Shqipëria e Sylvinhos kthehet në nivelin e asaj të Edi Rejas

22:49 : 11/06/2025

Vuçiç në samitin në Ukrainë refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

22:47 : 11/06/2025

SPAK: Një ministër i qeverisë Rama është zyrtarisht nën hetim/ FOTO

22:46 : 11/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com