• Kontakt
Sunday, June 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja Gashi-Gina në Strasburg, gjykata pranon shqyrtimin e çështjes

15:28 : 10/07/2018
në AKTUALITET, VETTING

Gjykata e Strasburgut ka pranuar të shqyrtojë çështjen e dy prokurorëve të shkarkuar pak javë më parë, Dritan Gina e Rovena Gashi. Dy prokurorët kanë ankimuar vendimin e kryeprokurores së Përgjithshme, Arta Marku për pezullimin e tyre nga detyra. Në njoftimin e Gjykatës së Strasburgut thuhet se çifti ka ankimuar edhe procedurat e ONM-së.

“Prokurorët Gashi dhe Gina kërkojnë nga Gjykata e Strasburgut që të shqyrtojë shkeljet e parashikuara në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, të kryera nga KPK, KPA dhe Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, duke vendosur rrëzimin e kërkesës për pezullimin e tyre nga detyra, si edhe të konstatojë shkeljet proceduriale gjatë procesit të rivlerësimit.”-thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:
Gjykata e Strasburgut ka pranuar të marrë në shqyrtim, nëpërmjet procedurës së njoftimit urgjent të autoriteteve shqiptare dhe kalimit në seancë gjyqësore me prioritet, ankimin e prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina, duke e regjistruar çështjen e tyre me nr. Nr.29943/18 “Gashi dhe Gina kundër Shqipërisë”, dt. 27.06.2018.

Dy prokurorët kanë ankimuar një seri procedurash ligjore, të ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, përfshirë edhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, si edhe të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Lexo edhe:

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani lëshon raketat drejt Izraelit

Të shtëna me armë pranë kampit ku është grumbulluar Anglia, 9 të plagosur

Prokurorët Gashi dhe Gina kërkojnë nga Gjykata e Strasburgut që të shqyrtojë shkeljet e parashikuara në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, të kryera nga KPK, KPA dhe Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, duke vendosur rrëzimin e kërkesës për pezullimin e tyre nga detyra, si edhe të konstatojë shkeljet proceduriale gjatë procesit të rivlerësimit.

Pas konfirmimit se çështja do të shqyrtohet nga Gjykata e Strasburgut, prokurorja Rovena Gashi kërkoi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, të Martën, dt. 10.07.2018, të ndërpresë procedurën e rivlerësimit kalimtar të nisur ndaj saj. Këtë kërkesë e bazon në përcaktimet e neneve 17, 29, 32, 34, 38 dhe 46 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, në bazë të të cilave autoritetet e brendshme nuk mund të vijojnë shqyrtimin e çështjes, përsa kohë procedurat paraprake të saj po shqyrtohen nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut deri në vendimin përfundimtar prej saj.

Prokurorët Rovena Gashi dhe Dritan Gina, në aplikimin e tyre, i kanë argumentuar Gjykatës së Strasburgut se institucionet kanë dështuar që t’i sigurojnë një proces të rregullt ligjor, si gjatë procesit të rivlerësimit, ashtu edhe në procesin penal.

1. Gjatë procesit të rivlerësimit (Vetingut), subjektit Rovena Gashi nuk i është garantuar prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit një trupë gjykuese e pavarur dhe e paanshme, pasi në përbërje të trupës gjykuese të këtij subjekti, prej datës 30.11.2017 deri në datën 15.03.2018, ka qenë Komisionerja S. Zh., më të cilën, subjekti i rivlerësimit Rovena Gashi ka konflikt të hapur interesi. Procesi ka qenë i paragjykuar, pasi të gjithë procedurat dhe hetimi administrativ ndaj saj, për përiudhen nga data 30.11.2017 deri në datën 15.03.2018, e ka zhvilluar komisionerja S.Zh., në cilësinë e Relatores.

2. KPK ka shkelur detyrimin e konfidencialitetit dhe detyrimin e mospërhapjes së informacionit, duke shpërndarë informacione dhe akte zyrtare që ka administruar gjatë hetimit rreth subjekti Rovena Gashi, informacione, për të cilat vazhdonte procesi i verifikimit, ku relatore ka qenë komisionerja S.Zh, në kushtet e konfliktit të interesit.

Për shkeljen e parimeve të konfliktit të interesave, ankimuesit Gashi dhe Gina i referojnë Gjykatës së Strasburgut se edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka dështuar ta identifikojë dhe të sugjerojë masat përkatëse për komisioneren, siç e ngarkon ligji shqiptar këtë strukturë, pavarësisht faktit se ONM është vënë në dijeni të fakteve dhe provave nga subjekti Rovena Gashi.

3. Shkeljet e procedurave gjatë procesit të rivlerësimit të subjektit Rovena Gashi kanë qenë vendimtare për shkatërrimin e pozitave të subjektit të rivlerësimit në drejtim të të trija kritereve, në raport me kriteret që ky subjekt u përfshi në procesin e Vetingut.

Shkelja e konfidencialitetit të të dhënave për pasurinë nga Komisioni i Vetingut u keqpërdor nga një media on-line, e drejtuar nga një ish-deputet, i cili u hetua dhe u dërgua për gjykim nga prokurorja Rovena Gashi, si i akuzuar për “Pastrim parash”. Kjo media on-line, me qëllim hakmarrjeje personale, abuzoi me dokumentat e dorëzuar në KPK, duke shpifur me fakte të pavërteta për pasurinë e subjektit.

Të dhënat e publikuara në mënyrë abuzive u vlerësuan nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme që të urdhëronte nisjen e hetimit penal. Në bazë të këtij urdhëri, Prokuroria e Durrësit regjistroi procedimin penal. Vetëm në bazë të të dhënave të publikuara në median e ish-deputetit, kjo prokurori mori në cilësinë e të pandehurit subjektin Rovena Gashi. Në këtë mënyrë, Gashit iu hoq mundësia e vlerësimit objektiv mbi kriterin e pasurisë gjatë procesit të Vetingut, i cili ende nuk ishte përfunduar.

Procedimi penal për pasurinë, i cili e kishte pikënisjen nga media on-line e ish- deputetit, u vlerësua i mjaftueshëm nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme që të vendoste pezullimin e subjektit Rovena Gashi, duke i hequr mundësinë e vlerësimit objektiv të kriterit të aftësisë profesionale gjatë procesit të Vetingut.

Përfolja mediatike për një kohë të gjatë e subjektit të rivlerësimit, në bazë të keqinterpretimit të informacioneve të administruara nga KPK, në shkelje të detyrimit të konfidencialitetit, i hoqi mundësinë për një vlerësim objektiv mbi kriterin e figurës, ende pa u vlerësuar ky kriter nga KPK.

Gjithashtu, në kërkesën e regjistruar tashmë në Gjykatën e Strasburgut, aplikantët pretendojnë se, në procedurat e ndjekura nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), konstatohen shkelhet, si vijon:
a-mohimin flagrant të drejtësisë, për shkak të pamundësisë për të kundërshtuar në rrugë gjyqësore urdhërat e pezullimit;
b-shkeljen e të drejtës për të respektuar jetën private, për shkak të pezullimit të menjëhershëm, të paligjshëm dhe arbitrar;

Kolegji i Apelimit, fillimisht nuk e mori në shqyrtim ankimin e prokurorëve Gashi e Gina kundër vendimit të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme për pezullimin e tyre nga detyra. Argumenti fillestar i Kryetares së KPA ishte fakti që, në trupën gjykuese të përzgjedhur nga shorti, pjesëmarrëse ishte edhe një gjyqtare, e cila dha dorëheqjen për shkak të konfliktit të interesave. Shqyrtimi i ankimit të tyre do të shtyhej në kohë, për shkak se KPA nuk kishte rregullore për zëvendësimin e gjyqtarëve. Më tej, KPA, me të njëjtin trup gjykues, madje me relatore gjyqtaren që kishte dhënë dorëheqjen më parë për shkak të konfliktit të interesave, merr vendim për mos-shqyrtimin e kërkesës së tyre.

Lajme të lidhura

BOTA

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani lëshon raketat drejt Izraelit

21:54 : 07/06/2026
BOTA

Të shtëna me armë pranë kampit ku është grumbulluar Anglia, 9 të plagosur

21:37 : 07/06/2026
AKTUALITET

Video/ Zvërneci ‘ndez’ diasporën, shqiptarët në Torino dalin në protestë kundër qeverisë

21:18 : 07/06/2026
AKTUALITET

Pse dështuan katër operacionet e mëparshme? Misteret pas vrasjes së efektivit në Maliq

21:00 : 07/06/2026
AKTUALITET

Video/ Rama kthen podiumin në skenë humori, imiton protestuesit

20:45 : 07/06/2026
AKTUALITET

Përfundon protesta para kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt rrugëve të Tiranës

20:35 : 07/06/2026
Para

Flet mjeku: Ja çfarë ishte ajo substanca misterioze që thithën lojtarët rusë

TË GJITHA

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani lëshon raketat drejt Izraelit

21:54 : 07/06/2026

Të shtëna me armë pranë kampit ku është grumbulluar Anglia, 9 të plagosur

21:37 : 07/06/2026

Video/ Zvërneci ‘ndez’ diasporën, shqiptarët në Torino dalin në protestë kundër qeverisë

21:18 : 07/06/2026

Pse dështuan katër operacionet e mëparshme? Misteret pas vrasjes së efektivit në Maliq

21:00 : 07/06/2026

Video/ Rama kthen podiumin në skenë humori, imiton protestuesit

20:45 : 07/06/2026

Përfundon protesta para kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt rrugëve të Tiranës

20:35 : 07/06/2026

“Zvërnecin e gjeta të shkatërruar”, eksperti i mjedisit: Kjo protestë është kryengritje

20:25 : 07/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetcasibomcasibombetpark girişJojobetMarsbahis GirişJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişcasino siteleriCasibom GirişCasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş