Ish ministri Ylli Manjani, ka reaguar pas votimit të mbrëmjes së të enjtes në Kuvend për ligjin që i hap rrugë shembjes së godinës së Teatrit për të ndërtuar aty një të ri.
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani reagon ashpër ndaj të gjithë ish kolegëve që votuan atë ligj, teksa bën thirrje:
“Tani çdo gjë varet nga ne! Ose të largojmë arrogantin, ose arroganti do ma largojë ne të gjithëve! Një e nga një…”
Post votim…
———-
Uroj me gjithë shpirt që një ditë ky palaço Kryeministër të detyrohet ta lajë këtë pisllëk që po bën me arrogancë!!!
Uroj që të detyrohet ta paguajë këtë faturë anti-shtet, anti-histori, anti-ekonomi, anti-shoqëri e anti-demokraci që po i vendos Shqipërisë e Shqiptarëve!
Të gjithë ata që në emër të popullit sot, vendosën të shkatërrojnë pasurinë dhe trashëgiminë kulturore të tij (popullit), pranuan që janë letër higienike e Kryeshefit tē tyre!
Nga pisat vetëm pisllëqe dalin!
Tani çdo gjë varet nga ne! Ose të largojmë arrogantin, ose arroganti do ma largojë ne të gjithëve! Një e nga një…