• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Sulmi fantastik kundër mbrojtjes së hekurt, gjithçka që duhet të dini për çerekfinalen e parë…

23:57 : 05/07/2018
në SPORT

Lexo edhe:

Në tetor pritet të mbahen zgjedhje të parakohshme në 6 bashki

Rama e “lëshoi”, pasi e përdori/ Reagon Anuela Ristani

Sulmi fantastik i Francës do të përpiqet të gjejë një mënyrë për të mposhtur mbrojtjen e hekurt të Ururguajit, në çerekfinalen e parë ndërkontinentale që do të luhet të premten për Kupën e Botës 2018. Sfida tjetër Europë-Amerika Latine do të jetë ajo mes Brazilit dhe Belgjikës.

Uruguaji u kualifikua pasi mposhti 2-1 Portugalinë me Cristiano Ronaldo dhe ka pësuar vetëm një gol në katër ndeshjet e luajtura deri tani në Rusi.

Nga ana tjetër, Franca eliminoi Argjentinën duke shënuar katër gola në portën e ekipit të Messi dhe “blutë” mund të bazohen te forma shumë e mirë e sulmuesve Mbappe, Griezmann apo Giroud.

19-vjeçari Mbappe shënoi dy gola kundër Argjentinës duke u bërë “adoleshenti” i parë që e bën diçka të tillë në një Kupë Bote, që pas Pele në vitin 1958.

Por krahas golave, sulmuesi i talentuar u bë protagonist në fillim të ndeshjes kur pas një sprinti të jashtëzakonshëm prej 70 metrash fitoi penallti.

“Mu duk sikur Mbappe kishte hipur në një skuter,” – bëri shaka shoku i tij te Franca, Florian Thauvin.

Pikërisht sulmuesi i PSG duket se do të jetë makthi i mbrojtjes së Ururguajit.

Me dyshen e Atletico Madrid në qendër Jose Gimenez dhe Diego Godin, skuadra e Tabarez duket nga ato të pakta përfaqësuese që mund të ndalin Mbappe dhe shokun e tyre në La Liga, Griezmann.

“Nuk duam t’i lëmë hapësira dhe t’ia vështirësojmë sa më shumë punën sulmuesve të tyre, si e vetmja mënyrë për të mposhtur Francën,” – tha mesfushori Diego Laxalt, duke dalë nga hoteli në Nizhny Novgorod.

Duke u bazuar edhe te forma e mirë e sulmuesit Luis Suarez, Uruguaj shpreson të përsërisë vitin 2010 kur shkoi deri në gjysmëfinale, por duket se nuk do të ketë në radhët e tyre Edinson Cavani, autori i dy golave ndaj Portugalisë, por që ka pësuar një tërheqje muskulore.

“Gjelat” do të synojnë të frymëzohen nga 20-vjetori i suksesit të tyre të vetëm në Kupën e Botës, “Francë 1998”, ndërsa Uruguaji ka qenë dy herë kampion bote (1930 dhe 1950). Skuadra fituese do të ndeshet me Brazilin ose Belgjikën në gjysmëfinale.

SHIFRA DHE FAKTE

– Franca do të luajë për herë të shtatë në një çerekfinale të Kupës së Botës, ku ka fituar katër herë dhe është eliminuar dy herë. Uruguaji ka fituar në çerekfinale ndaj Anglisë në vitin 1954, ndaj Bashkimit Sovjetik në vitin 1970, ndaj Ganës në vitin 2010, por është mposhtur 4-0 nga Gjermania në vitin 1966.

– Franca është kualifikuar dy herë me penallti dhe ka humbur dy herë gjatë historisë së Kupës së Botës, e fundit kundër Italisë në finalen e vitit 2006. Uruguaji ka pasur vetëm një herë nevojë për 11-metërshat dhe fati i buzëqeshi kundër Ganës, tetë vjet më parë në Johanesburg.

– Të dyja këto skuadra e mbyllën në vendin e parë grupin e tyre në Rusi 2018, por teksa Franca ka tre fitores dhe një barazim në këtë veprimtari, Ururguaji mund të krenohet me faktin se bashkë me Belgjikën janë të vetmet skuadra që i kanë fituar të gjitha ndeshjet e luajtura deri tani.

– Franca nuk do të ketë në radhët e saj mesfushorin e skualifikuar Blaise Matudi, ndërsa katër futbollistë rrezikojnë skualifikimin në rast se marrin karton të verdhë Olivier Giroud, Benjamin Pavard, Paul Pogba dhe Corentin Tolisso. Te Uruguaji i vetmi që rrezikon skualifikimin është Rodrigo Bentancur.

– Spanja nuk është më pjesë e Botërorit, por plot katër futbollistë të Atletico Madrid do të jenë sot në fushë. Antoine Griezmann dhe Lucas Hernandez luajnë për Francën, ndërsa Jose Gimenez dhe Diego Godin janë pjesë e Uruguajit.

– Uruguaji ka fituar shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur, duke pësuar vetëm një gol dhe duke shënuar 13-të. Humbja e tyre e fundit ka qenë në nëntor 2017, 2-1 nga Austria.

– Franca ka humbur vetëm një nga 16 ndeshjet e fundit, miqësoren e luajtur në mars kundër Kolumbisë. Ata kanë fituar tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit.

– Kjo do të jetë ndeshja e fundit që do të luhet në këtë botëror në stadiumin “Nizhny Novgorod”. Pesë ndeshjet e mëparshme në këtë impiant kanë dhuruar 17 gola.

PËRBALLJET DIREKTE

Franca dhe Uruguaji janë ndeshur tre herë në të kaluarën në Kupën e Botës. Ndeshja e parë ishte në fazën me grupe të vitit 1966 dhe Uruguaji fitoi 2-1. Dy takimet e tjera janë mbyllur në barazim pa gola, ashtu si janë mbyllur edhe dy miqësore. Përballja e fundit ka qenë pesë vjet më parë në Montevideo dhe Uruguaji e fitoi miqësoren 1-0.

FORMACIONET E MUNDSHME

Uruguaji: Muslera; Caceres, Godin, Gimenez, Laxalt; Nandez, Torreira, Vecino; Bentancur; Suarez, Stuani.

Franca: Lloris; Pavard, Varane, Umtiti, Hernandez; Kante, Pogba; Mbappe, Griezmann, Lemar; Giroud.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në tetor pritet të mbahen zgjedhje të parakohshme në 6 bashki

16:11 : 11/09/2025
AKTUALITET

Rama e “lëshoi”, pasi e përdori/ Reagon Anuela Ristani

16:07 : 11/09/2025
AKTUALITET

Rënia e Lalit, pasqyra ku çdo ministër i ri duhet të lexojë fatin

15:46 : 11/09/2025
AKTUALITET

SPAK dërgoi dosjen për gjykim, Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:41 : 11/09/2025
AKTUALITET

Sekuestrohen 5 thasë kanabis në Mirditë, shpallen në kërkim 3 persona (Emrat)

15:36 : 11/09/2025
AKTUALITET

Në kërkim për rrëmbim në Vlorë, kapet në portin e Barit shqiptari. Po arratisej i fshehur në kamion

15:36 : 11/09/2025
Para

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 6 korrik

TË GJITHA

Në tetor pritet të mbahen zgjedhje të parakohshme në 6 bashki

16:11 : 11/09/2025

Rama e “lëshoi”, pasi e përdori/ Reagon Anuela Ristani

16:07 : 11/09/2025

Rënia e Lalit, pasqyra ku çdo ministër i ri duhet të lexojë fatin

15:46 : 11/09/2025

SPAK dërgoi dosjen për gjykim, Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:41 : 11/09/2025

Sekuestrohen 5 thasë kanabis në Mirditë, shpallen në kërkim 3 persona (Emrat)

15:36 : 11/09/2025

Në kërkim për rrëmbim në Vlorë, kapet në portin e Barit shqiptari. Po arratisej i fshehur në kamion

15:36 : 11/09/2025

Nuk do jenë më pjesë e qeverisë, kush janë 8 ministrat që “lëshoi” Edi Rama

15:36 : 11/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com