• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Meksikanët zgjodhën Trump-in e tyre

15:14 : 04/07/2018
në BOTA

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sjellë dhimbje koke për shumë vende këto 18 muajt e fundit, e ndoshta në Meksikë më shumë se kudo.

Nga tre kandidatët për presidentë, asnjëri nuk ishte më pak i përgatitur se fituesi, Andres Manuel Lopez Obrador, i njohur si AMLO, për t’u përballur me ngacmimet që vinin nga Shtëpia e Bardhë. Megjithatë, meksikanët e zgjodhën dhe ai do të jetë personi që do të përballet me Trump-in për ndoshta gjashtë vite.

Marrëdhënia e Meksikës me SHBA-të nuk është se ishte në qendër të fushatës zgjedhore, dhe as nuk renditej mes përparësive të AMLO-s, por është çështje që i prek meksikanët më shumë se gjithçka.

AMLO ka ngjashmëri me Trump-in. Të dy janë nacionalistë ekonomikë në pamje të parë. Trump shpreson që SHBA-të t’i përmbushin vetë nevojat për çelik dhe alumin, ndërsa AMLO do të bëjë të njëjtën gjë për Meksikën me grurin, misrin, mishin e viçit, të derrit dhe lëndët drusore. Të dy janë kundër marrëveshjeve tregtare, edhe pse këtë parim e shkelin ndonjëherë me pragmatizëm: Trump e la në fuqi marrëveshjen e Partneritetit Trans-Paqësor, por jo NAFTA-n (Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut). AMLO thotë se do të vazhdojë të negociojë NAFTA-n me SHBA-të dhe Kanadanë, në të njëjtat linja që ka ndjekur dhe presidenti i tanishëm, Enrique Pena Nieto.

Secili prej presidentëve ka mospëlqim të thellë për vendin e tjetrit dhe ushqejnë mbështetësit nacionalistë në vendet e tyre, të cilët i çojnë pasionet në ekstrem, herë pas here. Por të dy e dinë që duhet të negociojnë e të pajtohen për realitetin që ndodh në terren.

Pavarësisht këtyre ngjashmërive, ose ndoshta pikërisht prej ngjashmërive, Trump dhe AMLO pritet të krijojnë një hendek në marrëdhëniet SHBA-Meksikë, pasi faktorët objektivë dhe pasionet subjektive kanë prirje t’i përkeqësojnë tensionet e vjetra e madje të krijojnë të reja. Tregtia, emigrimi, droga, siguria dhe çështjet rajonale do të vazhdojnë të mbizotërojnë programin dypalësh në të gjitha fushat. Por AMLO do të ketë përballë presidentin amerikan më kundërshtar në këtë shekullin e fundit.

Lexo edhe:

Përcaktohen datat e nisjes së kampionateve në futbollin shqiptar

Raketat iraniane godasin deri në 2 mijë kilometra larg

Qëndrimet specifike të AMLO-s mbi tarifat doganore dhe marrëveshjet tregtare mbeten të panjohura, pasi shumë prej propozimeve ekonomike dalin kundër shpirtit të NAFTA-s. Vendosja e çmimeve dysheme për produktet bujqësore dhe përpjekja që Meksika të konsumojë atë që prodhon është diçka që shkon kundër pikave të NAFTA-s, si dhe bie ndesh me qëllimin e Trump-it për të ulur deficitin tregtar.

AMLO, që do të hyjë në zyrë më 1 dhjetor, ka premtuar se do ta mbështetë marrëveshjen e do të vazhdojë bisedimet për ta rishikuar. Në rastin më të mirë, ndryshimi i qëndrimeve do të vonojë marrëveshjet përfundimtare midis tri vendeve të Amerikës së Veriut. Ndërkohë, kërcënimet e Trump se do të tërhiqet nga NAFTA apo se do të vendosë tarifa të reja mbi eksportin e automjeteve nga Meksika në SHBA, do t’i acarojnë patjetër udhëheqësit e rinj të Meksikës.

Emigrimi mund të jetë një temë edhe më delikate. Qëndrimi i Trump-it për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit, rritja e numrit të meksikanëve që dëbohen nga SHBA, mbyllja në kampe e emigrantëve të Amerikës Qendrore që kalojnë nëpërmjet Meksikës, ndarja e prindërve emigrantë nga fëmijët, qëndrimi diplomatik i Trump-it dhe presioni retorik në këto fronte nuk ka për t’i lehtësuar gjërat. Nënshtrimi i Nietos për shumicën e këtyre temave, qëkur ftoi kandidatin Trump-in në Meksikë gjatë fushatës presidenciale në SHBA, do ta shtyjë AMLO-n të vërë në dukje se ku ndryshon prej tij, duke e kundërshtuar Trump-in sa herë që të mundet, qoftë dhe vetëm simbolikisht.

Nieto kishte premtuar se do ta përdorte emigrimin dhe sigurinë si pika kyçe të negociatave, që të vazhdonte një qasje më gjithëpërfshirëse ndaj programit dypalësh të diskutimeve. Por nuk e bëri. Pasi AMLO t’i lërë pas pikëpamjet e thjeshta e të kuptojë kompleksitetin e çështjeve në fjalë, ai do të tundohet të bëjë atë që Nieto nuk guxoi kurrë. Meksika ka shumë mënyra për të manovruar me çështjen e emigrimit, si për shembull ulja e kontrolleve në kufirin jugor me Guatemalën, ose mund të refuzojë të pranojë personat që dëbon SHBA, nëse autoritetet amerikane nuk vërtetojnë që ata janë me nënshtetësi meksikane. Me afrimin e zgjedhjeve të mesmandatit këtë nëntor, e me zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 që sa vijnë e afrohen, Trump do ta ketë të vështirë të rrijë pa kënaqur mbështetësit e tij kundër emigrimit.

Lufta kundër drogës është një udhëkryq i ngjashëm. Kriza e opioideve në SHBA nuk po jep shenja zbutjeje, dhe një pjesë e madhe e heroinës dhe fentanilit që konsumohet vjen nga Meksika, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tranzit. Përkundrejt kësaj, gjithnjë e më shumë shtete amerikane po legalizojnë marijuanën mjekësore dhe atë të konsumit për argëtim vetjak. Kanadaja ka bërë të njëjtën gjë. Ndërkohë që AMLO është shumë konservator ndaj këtyre çështjeve dhe kundërshton çdo lloj legalizimi, ai do ta ketë të vështirë të ruajë të njëjtin nivel bashkëpunimi me ligjet e SHBA-ve për drogën. Pakënaqësia e publikut ndaj Trump-it dhe ndaj bashkëpunimit të fshehtë, ndërhyrës, e ndoshta edhe të paligjshëm të dy pasardhësve meksikanë nuk do ta bëjë të lehtë punën.

AMLO ka lënë të kuptohet se favorizon një lloj amnistie për ata që kanë marijuanë me doza të vogla e për ata që rrisin kanabis me sasi të vogla, por jo për trafikantët. Por dallimi mes tyre nuk është gjithnjë i qartë. Fshatarët në Guerrero kultivojnë për kartelet, jo për kënaqësinë e tyre. Dhe antidroga amerikane, DEA, nuk do ta shohë me sy të mirë çdo lloj zmbrapsjeje nga qëndrimet e presidentëve të mëparshëm meksikanë në luftën kundër drogës, një luftë që vazhdon të jetë e kushtueshme dhe e përgjakshme në Meksikë.

Sigurisht që Amerika dhe Meksika kanë edhe çështje të tjera, që nga ndarja e informacioneve të rëndësishme, antiterrori e deri te krizat në Venezuelë, Nikaragua e ndoshta Kubë. AMLO pritet të ruajë bashkëpunimin meksikan për çështjet e para, si dhe qëndrimin tradicional të Meksikës për të mos ndërhyrë në diplomacinë e vendeve të tjera të rajonit. Por Trump është më i shqetësuar për sigurinë e vendit të tij sesa për presidentin e Venezuelës, Nikolas Maduro, apo Daniel Ortegan e Nikaraguas, kështu që mund të shmangen mosmarrëveshjet e mëdha në këtë pikë.

Fitorja e AMLO-s mund të ketë qenë e pashmangshme për shkak të urisë së madhe të meksikanëve për ndryshim, e pasi qeveria në ikje e humbi besueshmërinë. Por meksikanët tani duhet të përballen me pasojat e vendimit të tyre, ndoshta më shumë se ç’po përballen amerikanët me pasojat e zgjedhjes që bënë në vitin 2016.

Jorge G. Castañeda, ish Ministër i Jashtëm i Meksikës, 2000-2003

Profesor i Çështjeve Politike dhe Studime të Amerikës Latine e të Karaibeve në Universitetin e Nju Jorkut

Project Syndicate

Lajme të lidhura

SPORT

Përcaktohen datat e nisjes së kampionateve në futbollin shqiptar

16:44 : 19/06/2025
BOTA

Raketat iraniane godasin deri në 2 mijë kilometra larg

16:41 : 19/06/2025
SPORT

Do të largohet nga Empoli, 4 klube italiane në garë për Ardian Ismajlin

16:34 : 19/06/2025
AKTUALITET

Tabaku nga Strasburgu: S’ka integrim në BE pa zgjedhje të lira

16:31 : 19/06/2025
AKTUALITET

“56 mijë apartamente bosh në Tiranë”/ Xama: Krimi pastron para në ndërtim, hyjnë nga sektori i kleringut

16:23 : 19/06/2025
SPORT

Gattuso: Kush nuk jep 100% në stërvitje, nuk ka vend tek Italia ime

16:16 : 19/06/2025
Para

Rrëzohet aeroplani në Austri, dy të vdekur

TË GJITHA

Përcaktohen datat e nisjes së kampionateve në futbollin shqiptar

16:44 : 19/06/2025

Raketat iraniane godasin deri në 2 mijë kilometra larg

16:41 : 19/06/2025

Do të largohet nga Empoli, 4 klube italiane në garë për Ardian Ismajlin

16:34 : 19/06/2025

Tabaku nga Strasburgu: S’ka integrim në BE pa zgjedhje të lira

16:31 : 19/06/2025

“56 mijë apartamente bosh në Tiranë”/ Xama: Krimi pastron para në ndërtim, hyjnë nga sektori i kleringut

16:23 : 19/06/2025

Gattuso: Kush nuk jep 100% në stërvitje, nuk ka vend tek Italia ime

16:16 : 19/06/2025

Konflikti Izrael-Iran, Nesho: Teherani është kërcënim serioz për stabilitetin ndërkombëtar

16:14 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com