Një nga pjesëtarët e stafit teknik të Kolumbisë ka sulmuar Raheem Sterling në fund të pjesës së parë të ndeshjes së luajtur për 1/8-t e finaleve të Kupës së Botës 2018, në momentin që u mbyll pjesa e parë dhe sulmuesi i Anglisë po shkonte drejt dhomave të zhveshjes.
Eduardo Julio Urtasun, përgatitësi atletik i skuadrës së drejtuar nga Hoze Pekerman, ka qenë ai që ka provokuar Sterling duke e përplasur me shpatull lojtarin që ishte në vrapim e sipër.
E gjithë ngjarja u vu re nga gjyqtari i katërt, por nuk mori masa. Ndërkohë, Sterling u largua dhe nuk reagoi fare ndaj atij veprimi.
https://www.youtube.com/watch?v=nVPc_dgaKig