Dy mjete janë përplasur sot me njëra-tjetrën në aksin Milot – Lezhë, ndërsa nga përplasja njëri prej tyre ka përfunduar në një parcelë anash rrugës. Për pasojë ka mbetur i plagosur një shtetas kosovar.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Gajush, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.