Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Invektive në ISHP, Silva Bino, ka reaguar ashpër ndaj alarmit të që po qarkullon në mediat sociale se vaksina tre valent shkakton autiozëm tek fëmijët.
Ajo sjell përvojën e saj të infektimit nga fruthi si dëshmi e gjallë se cilat janë pasojat e mosvaksinimit.
Bino mohon që shkrimi i botuar në website të jetë shkruar nga Agjencia Amerikane për Kontrollin e Ushqimeve dhe Barnave.
Sipas saj është e faktuar tashmë që autizmi nuk ka asnjë lidhje me lidhje me vaksinat.
“Lidhja e vaksinave me autizmin u stis nga nje mjek anglez dhe kjo u lidh me vaksinen ndaj Fruthit, Rubeloes dhe Parotitit por qe me pas u vertetua se ai ishte paguar nga grupet anti vaksine. Pra lexoni me thelle e me gjate”.
Reagimi i plotë në fb i Silva Binos
Per fat te keq cfare ka shkruar nje website antivaksine e shesin si FDA shume turp edhe media te cilat pretendendojne vertetesine. Me gjasme vetem corodisin njerezit. Po keto ëebsite deri tani akuzonin vaksinen e Fruthit por duke qene se pirnderit pas vdekjeve te femijeve me Fruth filluan te mos i perfillin e ndruan vaksinen dhe tani fajin e ka vaksina kunder difterise, tetanozit dhe kolles se mire. Perse nje lufte kaq e madhe ndaj vaksinave pa te cilat do te kishim pare tmere me sy ashtu sic pame ne gjate epidemise se Poliomielitit (akoma dhe sot nje person jeton me respiracion te drejtuar prane spitalit infektiv) dhe asaj te Fruthit me vdekjet dhe prapambetjet mendore e me tej te rasteve me Tetanoz dhe Difteri. Mos ardhte kurre ajo kohe dhe ju dhente zoti pak me teper mend. E para duhet lexuar me mend ne kohe se cfare shkruan edhe ëebsite i vjeter i tripedias pra qe nuk e shkruan FDA por cka kane raportuar disa njerez, e dyta keto studime jane thene e sterthene qe vaksinat nuk shkaketojne autizem dhe autizmi nuk ka lidhje me vaksinat se po te ishte kjo gje do te ishte shume e thjeshte i nderprisnim vaksinat dhe zhduknim autizmin. Lidhja e vaksinave me autizmin u stis nga nje mjek anglez dhe kjo u lidh me vaksinen ndaj Fruthit, Rubeloes dhe Parotitit por qe me pas u vertetua se ai ishte paguar nga grupet anti vaksine. Pra lexoni me thelle e me gjate. Une personalisht jam deshmi e nje cmimi te tille kur ra epidemia e Fruthit si jo e vaksinuar u infektova gjate perkujdesjes se ketyre pacienteve ne vitin 1989 dhe isha ne gjendje teper te rende dhe ku nga frika se mos infektoheshin vetem kolege si Kleomeni Cani u kujdesen per mua.Fatmiresisht shpetova dhe jam sot per te deshmuar ate cka shkaketon mos vaksinimi.