Në Amerikën e Jugut ajo është një prej bimëve më të përdorura për trajtimin e një sërë problemeve shëndetësore. Bëhet fjalë për bimën e quajtur “Cassava”, e cila është mjaft e pasur me kalcium dhe vitaminën C.
Është provuar se gjethet e kësaj bime kanë efekte të dukshme sa i takon forcimit të kockave, falë vlerave të larta të kalciumit që përmban.
Kjo bimë përdoret në Amerikën e Jugut edhe për infertilitetin, dhimbjet e kokës por edhe për artritin.
Së fundi ajo është sjellë në Evropë dhe po gjen përdorim të gjerë. Madje së fundi ajo është përdorur si bazë edhe për trajtimin e tumoreve të ndryshme.
Po ashtu, kjo bimë jep efekt në parandalimin e Alzhaimerit, ul nivelin e kolesterolit, përmirëson tretjen si dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut duke ndikuar tek rruazat e kuqe.