Kjo vogëlushe në këtë foto, në krahët e nënës së saj është Dua Lipa, zëri që po pushton çdo skenë e listë ndërkombëtare. Ditën e sotme nëna e saj feston ditëlindjen dhe Dua ka zgjedhur disa foto nostalgjike kur ajo ishte e vogël.
Këto foto i ka shoqëruar edhe me një urim plot dashuri për nënën e saj, të cilës në disa rreshta i shpreh dashurinë shqip. “Gëzuar ditëlindjen mami! Falë teje unë jam kjo që jam sot. Faleminderit që më keni dashur, që kujdeseni për mua dhe jeni aty gjithmonë. Ju faleminderit që gjithmonë ishit njerëzit më të afërt dhe më të dashurit për mua.
Faleminderit që më bëtë kjo që jam sot dhe që më mësuat të eci në mënyrë të pavarur, që të mund të arrija çdo gjë që doja. Ju jam mirënjohëse për gjithçka keni bërë për mua dhe që vazhdoni të bëni për ne. Ju dua më shumë se çfarë fjalët mund të përshkruajnë! Te dua nana edhe 100 ttjera!”- shkruan këngëtarja shqiptare.