Dronë të dyshuar rusë shkelin sërish territorin e NATO-s, duke ngjallur edhe një herë frikën për shpërthimin e një konflikti të armatosur mes Aleancës Veriatlantike dhe Rusisë.
Forcat Ajrore Rumune ngritën me urgjencë avionët luftarakë F-16, mëngjesin e kësaj të shtune, për të rrëzuar një dron të dytë rus që shkeli hapësirën ajrore kombëtare pranë kufirit me Ukrainën.
Incidenti pason një hyrje të ngjashme të premten. Ministria e Mbrojtjes në Bukuresht po heton ngjarjen me aleatët e NATO-s, ndërsa përsëritja e shkeljeve rrit frikën për një përplasje direkte mes Aleancës dhe Rusisë.
Ndërkaq, rusët dhe ukrainasit kanë ashpërsuar sulmet në territoret e njëra-tjetrës orët e fundit. Sulmet ruse në Ukrainë lanë të paktën 15 të vrarë, përfshirë 10 viktima dhe mbi 100 të plagosur nga goditja me raketa balistike në një ekspozitë dronësh pranë Kievit, ngjarje që nxiti hetime mbi masat e sigurisë.
Në krahun tjetër, Ukraina u kundërpërgjigj duke sulmuar qytetin rus Kirov, mbi 1,000 km pas vijës së frontit, ku u shënuan 6 të vrarë. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski paralajmëroi se Moska po përgatit një tjetër sulm masiv këtë fundjavë.














