Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Tapi në Kuçovë, i cili për pak i ka rrezikur jetën një 90-vjeçareje.
Sapo kanë parë zjarrin, fqinjët kanë shkuar menjëherë drejt banesës dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e të moshurës nga ambienti i cili ishte në flakë.
Sherina Hatija, 90-vjeç jetonte e vetme në banesë, ndërsa zjarri ka rënë fillimisht në dhomën e ndenjës dhe më pas janë përhapur me shpejtësi në të gjithë banesën.
Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në një prej prizave të shtëpisë.
Ajo është transportuar me ambulancë në Spitalin e Kuçovës për një kontroll, ndërsa bëhet me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar djegie.














