• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Smart City”/ Hita: Filozofi e re për Policinë e Shtetit!

20:12 : 16/07/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, e ka cilësuar projektin “Smart City” si një nga investimet më të rëndësishme strategjike në fushën e sigurisë publike, duke theksuar se sistemi i ri do të sjellë një ndryshim të thellë në mënyrën e parandalimit dhe menaxhimit të rreziqeve.

Në aktivitetin e prezantimit të projektit, Hita tha se “Smart City” përfaqëson një qasje të re për Policinë e Shtetit, ku teknologjia, sipas tij, do të shërbejë si një mjet për rritjen e kapaciteteve parandaluese, përmirësimin e reagimit ndaj ngjarjeve dhe garantimin e një sigurie më të madhe për qytetarët.

Sipas tij, edhe pse në fazat fillestare projekti është shoqëruar me skepticizëm, zbatimi i tij do të tregojë ndikimin konkret në punën e strukturave të policisë dhe në mbrojtjen e komuniteteve.

“Smart City nuk është thjesht një projekt teknologjik, por një sistem i integruar që rrit aftësinë e Policisë për të parandaluar krimin, për të reaguar më shpejt ndaj ngjarjeve dhe për të garantuar një nivel më të lartë sigurie për qytetarët”, u shpreh Hita.

Hita theksoi se projekti sjell një filozofi të re në menaxhimin e sigurisë, ku sipas tij, informacioni në kohë reale dhe analiza inteligjente e të dhënave do të ndihmojnë në marrjen e vendimeve më të shpejta dhe më efikase.

Lexo edhe:

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

Pezullohet efektivi në Fier/ Hita: Krijoi lidhje të papërshtatshme me autoren e dhunës ndaj 17-vjeçares

Fjala e plotë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit:

Kur projekti “Smart City” nisi të diskutohej për herë të parë, ai u prit me skepticizëm nga shumëkush. Hezitimet dhe pikëpyetjet nuk munguan as brenda Policisë së Shtetit, pasi bëhej fjalë për një projekt me përmasa krejtësisht të paprecedenta për vendin tonë në fushën e sigurisë, si dhe për një kapërcim të madh drejt përdorimit të teknologjive të avancuara dhe një filozofie krejtësisht të re pune për strukturat tona.

Por, ne zgjodhëm të besonim te vizioni që qëndronte pas këtij projekti, se teknologjia nuk është thjesht një mjet modernizimi, por është një instrument jetik që na ndihmon të parandalojmë, të reagojmë më shpejt dhe të garantojmë në mënyrë më efektive sigurinë e qytetarëve tanë.

Gjatë muajve të fundit, ne u angazhuam maksimalisht që “Smart City” të mos mbetej vetëm një ide ambicioze, por të shndërrohet në një kapacitet real operacional në shërbim të sigurisë publike.

Sepse ekzistojnë projekte që ndërtojnë infrastruktura, projekte që modernizojnë administrata, por ka edhe projekte që ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si një shtet garanton sigurinë e qytetarëve të tij.

“Smart City” është pikërisht një projekt i tillë, sepse prek çdo dimension të sigurisë sonë, prek:

-sigurinë publike, duke rritur ndjeshëm aftësinë e Policisë së Shtetit për të parandaluar veprimtaritë e paligjshme dhe për të reaguar në kohë rekord ndaj çdo situate;

-sigurinë në shkolla, duke krijuar një mjedis plotësisht të mbrojtur për nxënësit, mësuesit dhe prindërit. Mbrojtja e fëmijëve tanë është një përgjegjësi absolute që nuk pranon asnjë kompromis;

-sigurinë rrugore, përmes monitorimit në kohë reale të sjelljes së drejtuesve të mjeteve, evidentimit të shkeljeve dhe ndërhyrjes proaktive për të ulur rrezikun e aksidenteve dhe për të mbrojtur jetën;

-luftën kundër kriminalitetit, duke fuqizuar kapacitetet tona hetimore përmes teknologjisë moderne, analizës së të dhënave dhe përdorimit të informacionit inteligjent;

-forcimin e kontrollit në pikat e kalimit kufitar dhe monitorimin e kufirit të gjelbër, duke rritur efektivitetin tonë kundër krimit ndërkufitar, migracionit të paligjshëm dhe çdo veprimtarie që cenon sigurinë kombëtare.

Këta nuk janë komponentë të veçuar, por janë shtyllat e një sistemi të integruar sigurie, që i jep Policisë së Shtetit një qasje më moderne, inteligjente dhe proaktive në përmbushjen e misionit të saj.

Ndaj sot, e themi me krenari se ky projekt ka nisur të japë rezultatet e para konkrete, duke justifikuar plotësisht besimin dhe investimin e bërë.

Për mua, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ky projekt është një investim strategjik që përfaqëson një filozofi të re policimi duke i dhënë Policisë më shumë mundësi për të mbrojtur jetën, pronën dhe rendin publik.

Por, mbi të gjitha, kemi zgjedhur të investojmë te besimi i qytetarëve. Siguria nuk matet asnjëherë thjesht me statistika të ftohta, por me ndjenjën e qetësisë dhe sigurisë që çdo qytetar përjeton në lagjen e tij, në rrugë, në shkollë dhe në komunitetin ku jeton.
Jam plotësisht i bindur se, me mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë, të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të partnerëve tanë projekti “Smart City” do të shndërrohet në një model suksesi që do t’i shërbejë Shqipërisë dhe qytetarëve të saj për shumë vite me radhë.

Policia e Shtetit do të vijojë ta zhvillojë këtë projekt me përkushtim të plotë, duke integruar teknologjinë më të fundit me profesionalizmin e punonjësve tanë dhe duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet përgjegjëse.

Sepse çdo hap drejt modernizimit të Policisë së Shtetit është një hap më shumë drejt një Shqipërie më të sigurt.

 

Etiketa: policia e shtetitSkënder HitaSmart City

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026
AKTUALITET

Pezullohet efektivi në Fier/ Hita: Krijoi lidhje të papërshtatshme me autoren e dhunës ndaj 17-vjeçares

14:57 : 09/07/2026
AKTUALITET

“Sulme kibernetike ndaj bizneseve”/ Hita: Po verifikohen 10 mijë llogari sociale

14:06 : 09/07/2026
AKTUALITET

Protesta e 37-të/ Qytetarët marshojnë pranë Policisë së Shtetit: Polici e krimit

22:15 : 06/07/2026
AKTUALITET

Sërish ndryshime, Hita hap garën për tre departamentet kyçe të Policisë së Shtetit

16:06 : 06/07/2026
AKTUALITET

Hita i dorëzon familjes së Dëshmorit të Atdheut Enea Mekolli medaljen e mirënjohjes

11:18 : 04/07/2026
Para

Pamjet e sherrit në Poliklinikën e Shkodrës, 18-vjeçari nxjerr thikën dhe plagos 32-vjeçarin

TË GJITHA

Këlliçi pas zgjedhjes si nënkryetar: PD nuk duhet të jetë vetëm opozitë, por alternativë për qytetarët

22:33 : 16/07/2026

Abilekaj: PD e ka bërë ripërtëritjen, por i duhet një gjuhë e re politike

22:23 : 16/07/2026

Pse Vuçiçi nuk e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev?

22:07 : 16/07/2026

Dervishi: Protesta ka ‘ngelur për vjeshtë’ sistemin dhe klasën politike!

21:52 : 16/07/2026

I nxehti përvëlues merr mbi 12 mijë jetë në Europë, ekspertët: Duhet trajtuar si emergjencë shëndetësore

21:45 : 16/07/2026

Pas fjalimeve, qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi, revolucion!

21:27 : 16/07/2026

Tri pikat e Elisës dhe çdo germë kundër Ramës

21:25 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetBetsmovejojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş