• Kontakt
Monday, July 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Temperaturat/ Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen, ndërsa nxehtësia mbërtheu Europën

09:16 : 13/07/2026
në AKTUALITET, BOTA

Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave mbi normalen që mbuloi pjesën më të madhe të Europës, duke paralajmëruar një fillim vere më të nxehtë.

Harta e anomalive të temperaturës së ajrit, e publikuar nga Copernicus Climate Change Service, e vendos territorin shqiptar kryesisht në zonën rreth 1 deri në 2 gradë Celsius mbi mesataren e qershorit për periudhën 1991–2020.

Kjo është një përllogaritje e përafërt vizuale nga shkalla e ngjyrave të hartës dhe jo një statistikë kombëtare e publikuar veçmas për Shqipërinë.

Ngrohja është më e dallueshme në zonat e brendshme dhe veriore të vendit, ndërsa përgjatë bregdetit Adriatik dhe Jon treguesi paraqitet më i moderuar.

Lexo edhe:

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë

Por pavarësisht këtyre luhatjebve asnjë pjesë e Shqipërisë nuk shfaqet qartësisht në territor me temperatura nën mesataren klimatike.

Pozicionimi i vendit në hartë e lidh Shqipërinë me të njëjtin model të ngrohtë që përfshiu Italinë, pjesën perëndimore të Ballkanit dhe një segment të gjerë të Mesdheut.

Sinjali për Shqipërinë ishte pjesë e një tabloje shumë më të gjerë evropiane. Temperatura mesatare mbi tokën evropiane arriti në qershor 19.14 gradë Celsius, ose 1.78 gradë mbi mesataren e viteve 1991–2020.

Ky ishte qershori i dytë më i nxehtë i regjistruar në Evropë në bazën e të dhënave ERA5, pas rekordit të vitit 2019.

Tetë nga nëntë muajt qershor më të nxehtë të Evropës janë regjistruar që prej vitit 2019, një tregues i përshpejtimit të trendit të ngrohjes. Europa Perëndimore përjetoi qershorin më të nxehtë të regjistruar, e nxitur nga një valë intensive të nxehti gjatë gjysmës së dytë të muajit.

Temperatura mesatare në rajon ishte 3.06 gradë mbi normalen, duke kaluar rekordin e vendosur vetëm një vit më parë.  Franca, Gjermania, Spanja, Italia dhe vendet e Beneluksit regjistruan në disa zona anomali mujore prej 3 deri në 5 gradësh mbi mesataren.

Në pjesën më të madhe të Europës, temperaturat mujore qëndruan mbi normalen, ndërsa kushte më të freskëta u shfaqën kryesisht në Rusinë perëndimore dhe në pjesë të Turqisë.  Në nivel global, qershori 2026 ishte qershori i dytë më i nxehtë në historikun e matjeve të Copernicus.

Temperatura mesatare globale arriti 16.54 gradë Celsius, ose 0.56 gradë mbi mesataren e periudhës 1991–2020. Ajo ishte gjithashtu rreth 1.39 gradë mbi nivelin e vlerësuar paraindustrial të viteve 1850–1900.

Sipërfaqja e oqeaneve jashtë rajoneve polare shënoi temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë për një muaj qershor. Temperatura mesatare e sipërfaqes së detit arriti 20.86 gradë Celsius, duke kaluar me një diferencë të vogël rekordin e qershorit 2024.

Edhe Deti Mesdhe u rendit mes rajoneve me ujëra shumë më të ngrohta se normalja, një zhvillim me rëndësi të drejtpërdrejtë për vendet bregdetare si Shqipëria.

Të dhënat tregojnë se rekordet klimatike po shfaqen me intervale gjithnjë e më të shkurtra.

Për Shqipërinë, harta e qershorit nuk tregon anomali aq ekstreme sa në Europën Perëndimore, por e vendos vendin qartësisht në anën e ngrohtë të ndarjes klimatike./ Monitor

Etiketa: EvropeShqiperitemperatura ekstremevape

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

09:03 : 13/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë

08:19 : 13/07/2026
AKTUALITET

Vapa alarmon urgjencat, deri në 400 telefonata në ditë, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë

19:59 : 12/07/2026
BOTA

Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës/ Ja zonat që do të goditen më fort

16:27 : 12/07/2026
AKTUALITET

Ndryshimet e taksës shtojnë barrën mbi familjet; Çmimi i pronave, i deformuar nga pastrimi i parave

08:35 : 12/07/2026
AKTUALITET

Rama monolog në Jalë, të rinjtë me pyetje të paracaktuara nga stafi i kryeministrit

17:19 : 11/07/2026
Para

E trishtë! Ndërron jetë ylli i filmave “Jurassic Park”, “Peaky Blinders” dhe “The Piano”

TË GJITHA

Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, dyshohet për vrasës me pagesë/ Pista kryesore e hetimit

11:42 : 13/07/2026

Aulon Kalaja denoncon “malin e plehrave” në Krujë: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!

11:39 : 13/07/2026

Ajola Xoxa e pushoi sapo kërkoi rritje rroge, Adela Kondakçiu në GJKKO: Zbatoja vetëm urdhrat

11:25 : 13/07/2026

4.2 mln euro nga fondi i emergjencës për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

11:24 : 13/07/2026

Aksident i rëndë në një pikë karburanti, makina përfundon mes automjeteve të parkuara

11:16 : 13/07/2026

Koncerti i Kanye West, Qëndresa Qytetare: KLSH të auditojë fondin prej 4 mln eurosh

11:11 : 13/07/2026

Banka Botërore: Shqipëria po plaket e po zbrazet, qeveria pa plan për shëndetësinë

10:58 : 13/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobetjojobetjojobetJojobetJojobetjojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibom girişşanlıurfa haberİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casino