Nga Boldnews.al
Në samitin më të rëndësishëm të NATO-s, ku flitet me kode lufte për të siguruar paqe, kryeminisri ynë bëri bujë me pamjen. I mësuar se veshja atipike për takime të tilla më së paku do përbënte lajm rozë, Rama tentoi të tërhiqte vëmendijen e presidenti të SHBA-ve Donald Trump.
I veshur me atlete të bardha dhe kostum serioz, kreu i qeverisë u shfaq ballë liderëve të vendeve të ndryshme të NATO-s, më shumë për pamjen e ccuditshme sesa vlerat që ofronte një vend aq i vogël, që kufijtë e saj ia sigurojnë vendet e tjera anëtare.
I shoqëruar me një delegacion të madh qeveritar, Rama u pa kokëulur në mbledhje. Ai nuk u bë lajm fare, madje i vetmi lajm që nuk do të donte ta shihte ishte shpërfillja deri në injorim të rëndën të presidentit amerika Trump, kur u ftua të shihte atletet e bardha të kreut të qeverisë shqiprare. Sa poshtë, sa rëndë, imazhi i shprishur mbeti jehona e vetme nga ai samit.
Njeriu që jeton me imazhin, propagandën, dukjen dhe asesi thelbin, u kthye si një otoman në mendime e sjellje, ndonëse takimi u zhvillua në Ankara, kryeqetetin e turqisë moderne. Rama mori injorimin e Trump dhe jo pa arsye. Vendi që ndoshta njeriu më i fuqishëm i botës nuk e di as se ku bie në hartë, u kthye për disa javë në epiqendrën e një skandali që përfshiu të bijën Ivanka dhe dhëndrit Jared Kushner, pikërisht për një investim të reklamuar si 4,5 milionë euro në Zvërnec-Nartë.
Pretestat që ende vijojnë për mbi 40 ditë nisën pikërisht nga investimi në Zvërnec-Nartë ku edhe Prokuroria Speciale gjeti shkelje dhe sekuestroi shumën prej 194 milionë euro të kalimit të pronësisë nga A. Shuhu tek investitorët arab, me ndërmjetësimin e familjes Trump.
Mjafton dhe tepron deri në derdhjen e një gote në duart që dridhen sa në Surrel, aq edhe në Tiranë dhe Bruksel. Sheshi nuk qëndron asnjë ditë bosh nga qytetaë të Tiranë që tashmë lanë vetëm një thirrje: “Rama jepe dorëheqjen”. Fytyra e bërë shollë nuk iu zbradh as nga atletet e bardha për të cilët kërkoi pak vëmendje nga kreu i shtetit amerikan. Por e keqja këtë radhë ishte edhe nga takimi me Erdogan. Presidenti turk nuk është si më parë me Edin tonë.
Lëvizjet e dëshpëruara ndërkombëtare të tij e afruan së tepërmi me Izraelin dhe veccanërisht me Beniamin Etanjaun, për të cilën gjykata ndërkombëtare ka lëshuar një urdhër-arresti për krime lufte në Gaza. Një vizitë e Ramës atje dhe qëndrime krejtësisht të kundërta jo vetëm të Turqisë, por edhe vendet e BE-së e vendosën Ramën para një situate krejt të pamenduar.
Sjellja prej gaztori nuk tërhoqi më asnjë vëmendje, përkundrazi, atletet e bardha nuk mundën t’ia zbardhin fytyrën e bërë shollë tashmë jo vetën ndërkombëtarisht, por këtu në vend.














