Momente dramatike përjetuan pasagjerët e një fluturimi të një avioni të Ryanair të nisur nga Selaniku në Greqi për në Mynih të Gjermanisë.
Sipas mediave greke, kur avioni ndodhej mbi zonën e Shkupit, pilotët zbuluan dëmtime serioze në njërin prej motorëve, të cilat nuk mund të ndreqeshin gjatë fluturimit.
Një pjesë e motorit thuhet se u shkëput dhe goditi një dritare të avionit, duke i shkaktuar një lëndim të lehtë një pasagjeri serb.
Lajmi u bë fillimisht i ditur nga ankesa e një pasagjeri në rthess.gr, i cili përshkroi se gjatë fluturimit u dëgjua një zhurmë e fortë dhe një dritare e aeroplanit u thye.
Sipas ankesës, kabina u çpresionua dhe pasagjerët e tjerë mbanin në krahë një burrë serb 61-vjeçar i cili ishte ulur pranë dritares së thyer dhe po tërhiqej nga era. Ai u shpëtua falë gruas së tij që ndodhej pranë, duke e mbajtur nga këmbët.
Piloti ndryshoi kurs dhe avioni u ul në mënyrë të sigurt në aeroportin e Selanikut, ndërkohë pasagjeri u dërgua në spital më dëmtim në qafë.














