Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të entje në Gjykatën e Posaçme për seancën gjyqësore, ku po shqyrtohet çështja ndaj saj dhe Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Para ambienteve të GJKKO, Kryemadhi foli shkurtimisht për gazetarët, ku tha se sot do të flasë për manipulimet e bëra në video-mesazhe.
“Sot është dita e së vërtetës. Kam mbrojtjen dhe do të zbërthej të gjitha manipulimet që janë bërë në video-mesazhe. Do t’iu njoftojmë sapo të fillojë procesi. Ju ftoj të jeni atje”, u shpreh Monika Kryemadhi.














