Erjon Llapushi, i dënuar me 17 vite burg për vrasje me dashje të kamarierit Gazment Kurmaku, më 2021, ka reaguar me një deklaratë, ku kundërshton mënyrën se si është cilësuar penalisht ngjarja dhe kërkon që rasti i tij të rivlerësohet mbi bazën e provave dhe standardeve ligjore.
Sipas materialit të përcjellë nga familja e të kërkuarit gazetares Anila Hoxha, Erjon Llapushi thotë se nuk mohon tragjedinë dhe dhimbjen e familjes së viktimës, por këmbëngul se nuk ka pasur asnjëherë qëllim për të vrarë.
“Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi. Nuk kam pasur armë, plan, konflikt të mëparshëm apo qëllim për të vrarë. Si mund të quhet vrasje me dashje një goditje e vetme me grusht?”, shprehet ai në deklaratë.
Kujtojmë se Gjykata e Apelit e dënoi Erjon Llapushin me 17 vite burg për vrasje me dashje të Gazment Kurmakut. Prokuroria e kishte cilësuar ngjarjen si “vrasje me dashje” dhe kishte kërkuar dënimin e tij me 20 vite burg.














