• Kontakt
Wednesday, July 1, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si qëndron e vërteta e kërkesës së dytë të SPAK në Kuvend për Belinda Ballukun

18:15 : 01/07/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

SPAK i ka dërguar Kuvendit një kërkesë të dytë për arrestimin e Ballukut.

Sipas burimeve nga brenda Kuvendit të Shqipërisë, Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar 15 ditë më parë një kërkesë të dytë të pa bërë publike për heqjen e mandatit dhe arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, me akuza të reja të cilat lidhen me sekuestrimin e vilës në Dhërmi, dyshuar si pronë e fshehur e Ballukut. Kjo vjen 6 muaj pas kërkesës së parë të SPAK-ut, e cila u rrëzua në 12 mars në seancë plenare me 82 vota të mazhorancës.

Sipas të njëjtave burimeve, kjo situatë ka shkaktuar tensione në administratën e Kuvendit, deri edhe në presion për largim nga puna të personit që e ka protokolluar kërkesën. Megjthatë deri më sot për këtë kërkesë nuk ekziston as edhe një njoftim në faqen e Prokurorisë së Posaçme apo në atë të Gjykatës së Posaçme.

Me një tjetër version, ditën e djeshme ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Ai i bëri thirrje SPAK-ut të mos veprojë me standarde të dyfishta. Sipas tij sekuestrimi nga SPAK i vilës në Dhërmi, e rëndon pozitën penale të Ballukut dhe duhet ta detyrojë Prokurorinë e Posaçme të veprojë menjëherë – duhet t’i drejtohet Kuvendit për heqjen e mandatit dhe të kërkojë arrestimin e saj, duke e cilësuar këtë si një test për barazinë para ligjit. Pra në prononcimin e Bardhit, drejtësia ende nuk ka bërë një kërkesë të dytë për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres. E megjithatë vetë prononcimi i Bardhit pa ndonjë shkak të ditës, shton dyshimet për mungesë transparence.

Ajo që nuk shpjegohet dot në të gjithë këtë histori nuk është heshtja e mundshme e mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, i cili e ka varur fatin e vet tek ai i Ballukut, por heshtja e SPAK-ut.

Lexo edhe:

Balluku në shënjestër të SPAK/ Eurodeputetja mesazh Ramës: Politikanët nuk duhet të mbrohen!

Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë, më 16 korrik shqyrtohet kërkesa për heqjen e pezullimit nga detyra

Cila është e vërteta? A ekziston një kërkesë e dytë e dërguar 15 ditë më parë në adresën e Kuvendit të Shqipërisë? Nëse po, pse SPAK-u nuk e ka bërë publike? Cila do të ishte arsyeja e mungesës së transparencës së Prokurorisë së Posaçme, në rastin e dorëzimit të kërkesës së dytë për arrestimin e Belinda Ballukut? A po i jep mundësi mazhorancës heshtja publike e prokurorisë që të blejë kohë deri në fillim të sesionit të ardhshëm parlamentar pas pushimeve?

Njësoj si herën e parë, SPAK-u dhe kreu i tij Klodian Braho kanë detyrim publik transparencën për ekzistencën ose jo të një vendimi të rëndësishëm si kërkesa në Kuvend për arrestimin e Belinda Ballukut. /Vox News

Etiketa: arrestbelinda ballukuspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku në shënjestër të SPAK/ Eurodeputetja mesazh Ramës: Politikanët nuk duhet të mbrohen!

18:37 : 01/07/2026
AKTUALITET

Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë, më 16 korrik shqyrtohet kërkesa për heqjen e pezullimit nga detyra

16:32 : 01/07/2026
AKTUALITET

SPAK kërkoi 1 vit e 6 muaj burg, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin e Roskovecit

11:57 : 01/07/2026
AKTUALITET

Krimet zgjedhore, Braho: Mekanizmi i bashkëpunimit SPAK-KQZ të fillojë 4 muaj para votimeve

10:56 : 01/07/2026
AKTUALITET

“Albanian File” është provë krimi”/ Protestuesit mblidhen para SPAK: Hetoni kryeministrin Rama

10:27 : 01/07/2026
AKTUALITET

Shisnin drogë në plazhet e Durrësit, arrestohen dy të rinj, u gjenden shumë parash dhe thikë

10:18 : 01/07/2026
Para

Zbardhet vendimi i plotë i Kushtetueses mbi çështjen e Erion Veliajt

TË GJITHA

Mandati i Hajdarit/ Maliqi ndan foton: Përballja për drejtësi vazhdon!

20:44 : 01/07/2026

FOTO/ Qytetarët imitojnë rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës te Kryeministria

20:36 : 01/07/2026

Zhupa: PD do të ripërtërihet! Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja

20:31 : 01/07/2026

Skandali në Policinë e Zvicrës/ Si i joshi shqiptari i dënuar dy oficeret

20:17 : 01/07/2026

Qytetarët mbërrijnë para Kryeministrisë, thirrje Ramës: Me Shqipërinë mos bëj pazar!

20:00 : 01/07/2026

“Nuk e blen dot heshtjen tonë”/ Pankartat nga protesta e 32-të kundër Ramës

19:47 : 01/07/2026

Temperaturat e larta/ Gjykata e Tiranës shkurton orarin e shërbimit për qytetarët

19:42 : 01/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetnieuwsCasibomHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetperabetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobet