Deputeti demokrat i Lushnjës, Saimir Korreshi ka zbuluar me anë të një video nga Brukseli se Komisionit Europian ka vendosur për të ndërprerë fondet për Shqipërinë në kuadër të programit IPARD III, që përdoret për mbështetjen financiare të projekteve në bujqësi.
Mësohet se fondet për IPARD III janë ngrirë sepse sipas raportit te OLAF qeveria shqiptare ka abuzuar me fondet e IPARD II.















