Këtë të martë, protesta para Kuvendit u shoqërua me incidente ku pasi protestuesit hodhën vezë drejt mjeteve të deputetëve, disa prej tyre u shoqëruan dhunshëm nga policia dhe u mbajtën për disa orë në Komisariatin Nr.1.
Pas disa orësh 6 protestuesit janë liruar.
Protesta e ditës së sotme do të vijojë si normalisht, fillimisht me grumbullimin te sheshi “Skënderbej” në orën 19:00 e më pas drejt Kryeministrisë.
Njëri prej koordinuesve Arben Kola zbardhi kështu edhe skenarin për protestën e 31.
“Nga sheshi “Skënderbej” do të marshojmë drejt kryehajdutërisë”, tha ai.












