• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Kupola e të nxehtit” nuk e lëshon Europën, temperaturat ekstreme paralizojnë qytetet

14:25 : 25/06/2026
në BOTA
Background for a hot summer or heat wave, orange sky with with bright sun and thermometer

Background for a hot summer or heat wave, orange sky with with bright sun and thermometer

Europa Perëndimore mbetet e mbërthyer nga një valë e fortë të nxehti, e cila ka shkaktuar dhjetëra viktima, ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike, ka detyruar mbylljen e shkollave dhe ka prekur aktivitetin e disa prej monumenteve më të njohura të kontinentit. Dhjetëra milionë njerëz janë prekur nga temperaturat ekstreme, të cilat sipas ekspertëve mund të vazhdojnë deri në fund të javës.

Britania regjistroi temperaturën më të lartë të matur ndonjëherë në muajin qershor, me 36.1 gradë Celsius në jug të Anglisë. Në Francë, Parisi shënoi rekord për qershorin me 40.9 gradë, ndërsa një ditë më parë vendi përjetoi ditën më të nxehtë në historinë e matjeve moderne, me 44.3 gradë Celsius në jugperëndim të vendit.

Në Itali, autoritetet vendosën alarmin maksimal për të paktën 16 qytete, përfshirë Romën, Milanon dhe Firencen, ndërsa paralajmëruan se kulmi i valës së të nxehtit pritet gjatë fundjavës.

Pasojat kanë qenë tragjike. Në Francë, të paktën 48 persona kanë humbur jetën në incidente të lidhura me temperaturat e larta. Edhe në Spanjë janë raportuar dy viktima nga goditja e të nxehtit.

Ekspertët shpjegojnë se fenomeni po shkaktohet nga një model atmosferik i njohur si “Omega Block”, i cili bllokon masat e ajrit të nxehtë mbi Europë për ditë të tëra. Sipas organizatave ndërkombëtare, ndryshimet klimatike po i bëjnë këto episode gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive.

Lexo edhe:

Rritet numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë

Europa në alarm nga i nxehti, 40 viktima në Francë

Temperaturat rekord kanë ndikuar edhe në jetën e përditshme. Kulla Eiffel, Muzeu i Luvrit dhe disa atraksione të tjera turistike kanë reduktuar oraret e vizitave, ndërsa transporti publik në Londër, Holandë dhe vende të tjera është përballur me vonesa dhe kufizime. Qindra shkolla u mbyllën ose kufizuan orarin e mësimit në Britaninë e Madhe.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje, ndërsa Europa vazhdon të përballet me një nga valët më intensive të të nxehtit të viteve të fundit. /A2 CNN

Etiketa: europei nxehti ekstremtemperatura

Lajme të lidhura

BOTA

Rritet numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë

16:08 : 25/06/2026
BOTA

Europa në alarm nga i nxehti, 40 viktima në Francë

15:13 : 23/06/2026
BOTA

I nxehti godet Europën, Franca numëron 13 viktima nga mbytjet

18:47 : 22/06/2026
AKTUALITET

Temperaturat mbi 35 gradë, mbipopullohet plazhi i Borshit

16:24 : 21/06/2026
AKTUALITET

Eurostat: Fshatrat në Shqipëri më të prekurat nga varfëria në Europë

19:25 : 17/06/2026
AKTUALITET

Eurostat: Shqipëria, e parafundit në Europë për mirëqenien

11:40 : 17/06/2026
Para

Franca kap një anije të flotës hije ruse, Macron: S’do të lejojmë t’i anashkalojnë sanksionet

TË GJITHA

Kapet duke i dhënë kokainë të burgosurit, AMP arreston policin në IEVP Durrës

17:03 : 25/06/2026

Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë

16:57 : 25/06/2026

Aksident në Elbasan/ Kamioni përplaset me një automjet, një i plagosur

16:41 : 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë, procedohet kushëriri i tij

16:40 : 25/06/2026

Një në pesë kafe të shitura në Europë përmban pesticide

16:27 : 25/06/2026

Dosja “Toyota Yaris”, GJKKO dërgon për gjykim biznesmenin Astrit Vladi dhe Eriona Daupajn

16:24 : 25/06/2026

Rritet numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë

16:08 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet