Një tjetër aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar Librazhd–Qafë Thanë.
Rreth orës 20:45, në zonën e njohur si “Kthesat e Qafë-Thanës”, një kamion i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, duke u rrokullisur disa metra në anë të saj. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë për të menaxhuar situatën dhe për të kryer veprimet procedurale.
Deri në këto momente nuk ka ende informacion zyrtar mbi gjendjen e drejtuesit të mjetit apo nëse ka persona të tjerë të lënduar si pasojë e aksidentit.














