Një parcelë me kanabis është zbuluar në Vaun e Dejës, ku u gjetën të mbjella një numër i konsiderueshëm bimësh dhe fidanësh të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa.
Policia njoftoi se si rezultat i operacionit të koduar “Monitorimi”, u arrestuan dy persona, motër e vëlla, të dyshuar si autorë të kultivimit.
Sipas burimeve zyrtare, në pranga ranë shtetasit P. P., 33 vjeç, dhe A. P., 43 vjeçe, banues në fshatin Kroni i Madh.
Gjatë kontrollit në terren, bimët e dyshuara u asgjësuan përmes djegies, ndërsa një pjesë u sekuestrua si provë materiale.
Në kuadër të hetimeve, u proceduan në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Kroni i Madh, D. D., 51 vjeç, dhe vrojtuesi i pyjeve, N. G., 56 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.














