• Kontakt
Tuesday, June 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

18:45 : 23/06/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Genc Pollo

Kushtetuta e parë e Shqipërisë së porsa pavarësuar shpallte se “Të gjithë shtetasit shqiptarë janë të barabartë para ligjit” (Statuti Organik, neni 27)

Ky parim u rikonfirmua në të gjitha kushtetetutat e mëvonshme, përfshi formalisht edhe gjatë komunizmit. Në traditën europiane ai shfaqet në fillim të shekullit të 6 para Krishtit në Athinën e lashtë (isonomia) si dhe në Romën antike (aequitas).

Po ashtu ai është i rrënjosur në Bibël e Kuran. Që atëhere ky parim juridik e social pësoi ulje e ngritje të imponuara nga historia dhe u konsolidua në tre shekujt e fundit duke u përfshirë në kushtetutat e shteteve europiane. Por njëkohesisht ky parim sfidohet faktikisht herë pas here edhe sot në shoqëritë e lira ku kemi gjithashtu njerëz të pasur e të varfër, persona të pushtetshëm e të zakonshëm.

Duket se javët e fundit ky parim është sfiduar nga SPAKu. Ndër ata që lidhen me çështjen penale kundër kryebashkiakut të Tiranës ka edhe dy persona për të cilët Prokurori i Posaçëm ka paraqitur pretencën.

Lexo edhe:

16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

Personi 1: KB

KB u mor e pandehur në shkurt 2025 pasi kishte intimiduar një dëshmitare që punonte një nga OJFtë e të shoqes së Veliajt, i kishte marrë celularin që të mos binte në dorë të hetuesve dhe i kishte ofruar një celular të ri fringo si dhe “këshilla” se çfarë të thoshte gjatë marrjes në pyetje nga prokurori. KB dyshohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” (Kodi Penal, neni 301, dënimi: gjobë ose deri tre vjet burg). Interesante në rastin KB është se ajo në shkurt 2025 ishte deputete e Partisë Socialiste e zgjedhur në Kuvend për herë të dyte dhe, për ironi, kryetare e Komisionit të Ligjeve. Mbasi marrja e pandehur u bë publike KB nuk dha dorëheqje as si kryetare e as si deputete. PS nuk kërkoi sqarim publik e nuk u distancua nga deputetja e akuzuar; aq më pak i bëri thirrje të dorëhiqej apo mori masa në këtë drejtim. KB ishte sërish kandidate e PS në zgjedhjet parlamentare të majit 2025.

Deputeti opozitar DS në mbledhjen e vetme të komisionit para shpërndarjes së legjislaturës bërtiti në këmbë “jep dorëheqjen” kryetares KB.

KB nuk e ka pranuar akuzën. Në pretencë prokurori kërkoi 400 mijë lekë (afro 4 200 €) gjobë për të.

Personi 2: FB

FB, gardian në burgun e Durrësit, u mor i pandehur mbasi u zbulua se në mars 2025 gjatë trasportimit të të paraburgosurit Veliaj i dha atij celularin e vet kur Veliaj ju lut t’i jepte mundësinë të fliste me të shoqen. FB akuzohet për “Futjen ose mbajtjen e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” (Kodi Penal, neni 324/a, dënimi: gjobë ose deri tre vjet burg).

FB ka pranuar akuzën dhe ka bashkëpunuar me prokurorinë. Në pretencë prokurori kërkoi dënimin e FB me 5 vjet burg, që prej gjykimit të shkurtuar ulet në 3 vjet e 4 muaj dhe që mund të mos ekzekutohet por të kalojë në shërbim prove.

Disa parime të përgjithshme të aplikuara

Sa më i ndërgjegjshëm është i pandehuri se po kryen një vepër penale aq më shumë konsiderohet kjo një rrethanë rënduese për të. Për juristen e kryetaren e Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Republkës besoj është e qartë se e ka ditur mirë se çfarë po bënte. A mund të thuhet kjo për gardianin FB me arsimim e formim më të ulët se KB? Kam dyshime për këtë. Në mendjen e tij FB po jepte mundësi të burgosurit të fliste me të shoqen, të cilën bazuar në rregulloren e burgjeve, ai mund ta takonte perodikisht.

Sa më lart të jetë i pandehuri në pozitë shtetërore e shoqërore aq më shumë konsiderohet kjo një rrethanë rënduese për të. Krahasimi këtu nuk ka dilema: pozita e KB si kryetare komisioni parlamentar është ku e ku më e lartë se ajo e gardianit të burgut FB.

Veprimi i KB duket i qëllimshëm, i mirëmenduar e i planifikuar në bashkëpunim me të shoqen e Veliajt, gjithashtu e pandehur në të njëjtën çështje me kryebashkiakun. Veprimi i FB duket reagim spontan ndaj kërkesës së nje politikani të rëndësishëm, madje kryebashkiak i kryeqytetit. Edhe këtu edhe në bashkëpunimin me prokurorinë rrethanat janë në favor të gardianit FB e në disfavor të deputetes KB.

Ndonjë përfundim në pritje të verdiktit gjyqësor

Prokurori i Posaçëm, i cili duket se është i njëjti për KB e FB, duket se ka gabuar duke lehtësuar  në pretencën e tij KB dhe duke rënduar FB. Për vepra penale për të cilat Kodi parashikon dënim pothuaj të njëjta ai don të burgosë (në parim) gardianin e burgut dhe vetëm të gjobisë me rrogën e 5 javëve deputeten/kryetare komisioni. Prokurori ka ende kohë të korrigjojë gabimin e të rishikojë pretencat. Në të kundërt duhet të shpjegojë pse ligji zbatohet pabarazisht. Dhe pastaj i mbetet gjykatës të respektojë parimin e Statutit Organik si dhe të Kushtetutës së Republikës se “Të gjithë janë të barabartë para ligjit”.

Genc Pollo

President i Paneuropa-Shqipëri

23 qershor 2026

Etiketa: genc polloKushtetuta e parë e Shqipërisëprokurori i posacem

Lajme të lidhura

AKTUALITET

16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?

09:29 : 15/06/2026
AKTUALITET

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga Genc Pollo tek Stresi dhe vajza e Nishanit, zbulohet lista e kandidatëve të PD për Këshillin Kombëtar

12:52 : 30/05/2026
AKTUALITET

Mbi kancelarin gjerman dhe anëtarësimin tonë në BE

09:10 : 23/05/2026
AKTUALITET

Iluzionistët e Brukselit

10:46 : 07/04/2026
AKTUALITET

Plani Rama-Vuçiç/ Pollo: U leverdis, ruajnë regjimet autoritare dhe kleptokratike

17:50 : 04/03/2026
Para

Tragjike në Durrës! Mbytet në det 50-vjeçari

TË GJITHA

Modelja çmend rrjetin: Do bëj tatuazh në zonën intime nëse Messi fiton Botërorin!

20:49 : 23/06/2026

Protestuesi: Më 4 korrik Diaspora do jetë këtu në shesh

20:32 : 23/06/2026

“Belinda Balluku ku i ke çu paret e popullit?”, minatori: Rama dhe Berisha të japin llogari

20:31 : 23/06/2026

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

20:16 : 23/06/2026

Aktivisti: Deklarata jonë ka trembur kryeministrin! U mor personalisht me disa prej nesh!

20:12 : 23/06/2026

Dita e 24 e protestës, qytetari: Kam ardhur nga Amerika, do të vijnë me mijëra!

19:53 : 23/06/2026

Rama e quajti “komandant leshi”, Artur Meçollari nxjerr dokumentin për Dritan Goxhajn

19:47 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomholiganbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahisjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş