Një operacion për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar që në orët e para të mëngjesit në territorin e rrethit të Krujës.
Efektivët e policisë kanë ushtruar kontrolle në terren dhe në ambiente të mbyllura, me fokus të veçantë njësinë administrative Cudhi.
Sipas njoftimit zyrtar gjatë operacionit, janë evidentuar dhe asgjësuar me anë të djegies një numër i konsiderueshëm fidanësh dhe bimësh narkotike cannabis.
Paralelisht, shërbimet e policisë kanë ushtruar kontrolle në ambiente të mbyllura ku dyshohet se mund të kultivohet kanabis me anë të llambave speciale. Në bashkëpunim me OSHEE-në, po verifikohen gjithashtu zona me risk të lartë për kultivimin e lëndëve narkotike.
Policia bën të ditur se operacioni do të shtrihet edhe në njësitë e tjera administrative të rrethit të Krujës.














