Një video e publikuar në rrjetin social Facebook nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet” tregon momentet kur shqiptarë të diasporës kanë mbërritur në Shqipëri për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar për rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.
Në njoftimin shoqërues të videos thuhet se “shqiptarët e diasporës janë kthyer për të përzënë nga pushteti ata që i kanë përzënë nga Atdheu”, duke e paraqitur protestën si një reagim ndaj largimit masiv të qytetarëve nga vendi.
Grumbullimi pritet të bëhet në orën 18:00, tek ish-Stacioni i Trenit në Tiranë, prej nga protestuesit do të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Në video dhe postim theksohet gjithashtu pjesëmarrja e konsiderueshme e emigrantëve shqiptarë që kanë ardhur nga vende të ndryshme, duke iu bashkuar protestës së sotme në kryeqytet.














