• Kontakt
Saturday, June 20, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pastrimi i parave/ Tabaku: Po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë

10:49 : 20/06/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka analizuar ndikimin që ekonomia informale dhe pastrimi i parave kanë pasur mbi ekonominë shqiptare.

Duke iu referuar goditjes së fundit të SPAK ndaj një skeme të dyshuar të pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit, Tabaku argumenton se ekonomia shqiptare është deformuar nga hyrja e parave të krimit të organizuar, duke krijuar pasoja të rënda për sektorët produktivë dhe për qytetarët e zakonshëm.

Sipas saj, tre janë pasojat kryesore të këtij modeli ekonomik, rritja e papërballueshme e çmimeve të banesave, kriza në bujqësi dhe goditja ndaj industrisë fason.

Tabaku lidh problemet ekonomike me protestat qytetare të javëve të fundit, duke argumentuar se pakënaqësia e qytetarëve buron nga një sistem që favorizon një pakicë të lidhur me pushtetin në kurriz të shumicës së shqiptarëve.

Lexo edhe:

Tabaku me drejtuesin e Reporterëve pa Kufij: Rënia e lirisë së medias, sinjal shqetësues për integrimin në BE

Ndërtimi nuk do ndalet! Sipërfaqja e re e lejeve llogaritet në 2 mln metra katror vetëm në 5 muaj

“Fakt! Ekonomia shqiptare është helmuar nga paratë e pista. Ky është edhe përfundimi që del nga operacionet e fundit të SPAK-ut, ku miliona metra katrorë ndërtim dyshohet se janë financuar nga para të grupeve kriminale, ndërsa lejet e ndërtimit janë shpërndarë sikur të ishin pronë e pushtetarëve.

Tre sektorë kryesorë të ekonomisë shqiptare janë prekur drejtpërdrejt nga zhvlerësimi i euros dhe nga paraja informale që qarkullon në ekonomi.

Së pari, ndërtimi.

Sot, ndërtimi në Tiranë është bërë i paaksesueshëm për shtresën e mesme, për të rinjtë dhe për qytetarët që fatkeqësisht po largohen nga vendi.

Apartamente që kushtojnë 300 apo 400 mijë euro në një ekonomi ku paga mesatare është rreth 800 euro janë jashtë çdo realiteti dhe logjike ekonomike.

Së dyti, bujqësia.

Një sektor që sot, fatkeqësisht, po humbet aftësinë për të prodhuar dhe për të konkurruar në tregjet rajonale dhe europiane.

Produktet shqiptare, që dikur përfaqësonin një avantazh konkurrues, po përballen me vështirësi të mëdha. Kjo situatë i kushton ekonomisë shqiptare rreth 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe prek drejtpërdrejt mbi 300 mijë fermerë.

Së treti, fasoneria.

Një sektor që deri dje ishte krenaria e eksporteve shqiptare.

Zhvlerësimi i euros dhe deformimet në ekonomi kanë detyruar shumë sipërmarrje të mbyllen, ndërsa mijëra punonjës kanë humbur vendet e tyre të punës.

Kjo është mënyra se si ekonomia informale, paratë e pista dhe pastrimi i parave të krimit të organizuar prekin drejtpërdrejt xhepin e çdo qytetari shqiptar.

Ky është sistemi që duhet të ndryshojmë.

Ky është sistemi për të cilin sot shumë qytetarë po protestojnë.

Ky është sistemi i pakicës që Rilindja ka instaluar, duke eliminuar garën në ekonomi, duke dëmtuar prodhimin, duke detyruar qytetarët të protestojnë dhe duke lënë fermerët e bizneset pa mbështetje.

Ky është sistemi që sot përbën një nga problemet më të mëdha të Shqipërisë.

Dhe nuk ka zgjidhje tjetër veçse ta ndryshojmë këtë model, i cili për 13 vite i ka marrë frymën ekonomisë shqiptare.”– tha Tabaku.

Etiketa: Jorida Tabakupastrim parash

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku me drejtuesin e Reporterëve pa Kufij: Rënia e lirisë së medias, sinjal shqetësues për integrimin në BE

11:12 : 19/06/2026
AKTUALITET

Ndërtimi nuk do ndalet! Sipërfaqja e re e lejeve llogaritet në 2 mln metra katror vetëm në 5 muaj

10:01 : 19/06/2026
AKTUALITET

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

08:25 : 19/06/2026
AKTUALITET

Pastrimi i parave në Shqipëri, raporti i GI-TOC ngre alarmin për transaksionet e pronave dhe rolin e noterëve

15:23 : 18/06/2026
AKTUALITET

Fotot e takimit: A po e fsheh SPAK përfaqësuesin e qeverisë në Aruba?

15:13 : 18/06/2026
AKTUALITET

Lejet e Ramës/ Beton dhe kokainë, albumi luksoz i resorteve të grupit “Aliu-Bibaj” nga Tirana në Dhërmi

09:48 : 18/06/2026
Para

Protesta e 21-të për largimin e Ramës/ Sot diaspora në Tiranë, pritet tubimi me pjesëmarrjen më të madhe

TË GJITHA

Rama: Nuk kam qenë dhe as nuk kam dërguar njeri në Aruba. Sulmon Fatos Lubonjën

13:00 : 20/06/2026

“Shteti nuk ndërtohet nga fryn era”, Rama: Nuk e dorëzoj timonin tek zhurma

12:44 : 20/06/2026

“Llapaqorë”, Rama sulmon protestuesit: Armata shurdhuese e influencerave dhe lugëndryshkurit e familjes sonë…

12:32 : 20/06/2026

Largimi i Koçekut nga PS? Rama e ‘thumbon’: Filloi të gjuajë me këpucët e blera majë kalit

12:04 : 20/06/2026

Protesta e 21-të/ Me flamuj kuq e zi, nis hyrja në atdhe e autokolonës së mërgatës – VIDEO

11:45 : 20/06/2026

Akuzat se familja e tij ka përfituar 63 hektarë tokë në Divjakë, Berisha: Sulm i orkestruar

11:31 : 20/06/2026

Asfalti i florinjtë/ Bashkia e Tiranës, 900 mijë euro/km për “lyerjen” e rrugës dytësore të autostradës

11:13 : 20/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetjojobetmarsbahis girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetamgbahisgrandpashabetjojobetGrandpashabetjojobetgrandpashabet giriş