Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Tales në Lezhë, ku dy të mitura kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det.
Viktimat, Jonida Dajlani dhe Adelajda Misha, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, nga Fushë-Kruja, dyshohet se janë mbytur teksa ndodheshin në një plazh publik të pamenaxhuar. Trupat e pajetë janë nxjerrë nga deti dhe janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës.
“Rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg.”- njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit.














