Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi për mediat jashtë Kuvendit se përpjekjet për heqjen e statusit të tij “non grata” në Shtetet e Bashkuara janë zhvilluar përmes procedurave të lobimit.
Berisha tha se nuk ka pasur lobim pranë administratës së ish-presidentit Joe Biden, por shtoi se pas ndryshimit të administratës amerikane, lobimi ka qenë rruga e vetme për trajtimin e çështjes së tij.
Sipas tij, masa e vetme e vendosur ndaj tij ka qenë ndalimi i vizës, ndërsa pretendoi se përpjekjet për ta përfshirë në sanksione të tjera nuk kanë rezultuar të suksesshme pas verifikimeve të kryera nga autoritetet amerikane.
“Për Sali Berishën kanë lobuar, sepse procedura është lobim. Nuk kam lobuar me administratën Biden. Aty nuk ka procedurë tjetër përveç lobimit.
Të vetmin sanksion që kam pasur, ka qenë viza. Janë përpjekur shumë që ta kalonin te Thesari, i cili bëri një hetim të thelluar për mua dhe fëmijët e mi dhe nuk gjetën gjë.
Se kush e ka paguar, është një fondacion i cili ndihmon PD-në dhe ka marrë përsipër të mbrojë kauzën e PD-së”, tha Berisha.














