Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, ka lëshuar 14 urdhër arreste për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës së Dibrës.
Burime për Boldnews.al bëjnë me dije se zyrtarët për të cilët janë lëshuar urdhër arrestet akuzohen për falsifikim dokumentash dhe tjetërsim pronash.
Disa prej urdhër arresteve janë “arrest me burg” dhe disa të tjera “arrest në shtëpi”.
Deri më tani raportohet se janë ekzekutuar disa prej tyre, ndërsa detaje të reja pritet të dalin në vijim.














