Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të karburanteve në tregun vendas, duke ulur çmimin e naftës dhe benzinës.
Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 17 qershor 2026, çmimi i shitjes së naftës është përcaktuar në 176 lekë për litër.
Për benzinën, Bordi ka vendosur që çmimi i shitjes të jetë 166 lekë për litër.
Çmimet e reja hynë në fuqi sot, më 17 qershor, në orën 13:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ku do të reflektohen ndryshimet e mëtejshme të tregut.














