Vetëm pak ditë pasi u largua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe u vetëshpall deputete e pavarur, Marjana Koçeku zbulon se është kërcënuar me jetën e familjarëve të saj.
Në një postim në Facebook, Koçeku bën të ditur se grupi Bajri në Shkodër ka kërcënuar familjen e saj pasi ajo doli kundër Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.
“Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”- thekson Koçeku.















