Këtë të martë do të mbahet protesta e 17 antiqeveritare, e cila si kërkesë kryesore ka dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
E ftuar në programin e drekës në vitin News 24, aktivistja Edlira Çepani deklaroi se kjo protestë shpërtheu tani pasi u mbush kupa. Çepani tha se të rinjtë po japin leksione të rëndësishme.
“Jemi ngritur tani sepse ka një pikë që e mbush gota. Të rinjtë po na japin një leksion shuumë të rëndësishëm. Në shesh ka shumë dinjitet dhe kthjelltësi.
Deri tani retorika na kishte thënë se populli nuk di dhe nëse ikin kët 3 persona nuk ka kush të vijë”, deklaroi Çepani.














