Ka nisur në Siatëll ndeshja e parë e Grupit G në Botërorin 2026 mes Belgjikës dhe Egjiptit.
Belgjika nuk është më skuadra plot yje që frikësonte çdo kundërshtar, por vazhdon të mbetet një ekip me cilësi dhe eksperiencë. Nga ana tjetër, Egjipti i beson talentit të Mohamed Salah dhe Omar Marmoush për të realizuar surprizën në këtë turne.
Vlen të theksohet se përfaqësuesja afrikane, pavarësisht pjesëmarrjeve të shumta në Kupën e Botës, nuk ka arritur asnjëherë të kalojë fazën e grupeve.
Ndeshja tjetër e Grupit G do të luhet në orën 03:00 të mëngjesit mes Iranit dhe Zelandës së Re.
Formacionet zyrtare:
Belgjikë (4-2-3-1): Courtois; Meunier, Ngoy, Mechele, Castagne; Onana, Tielemans; Doku, De Bruyne, Trossard; De Ketelaere.
Trajner: Rudi Garcia
Egjipt (4-2-3-1): Sobhi; Hany, Ibrahim, Fathi, Aboul-Fotouh; Lasheen, Attia; Salah, Ashour, Zizo; Marmoush.
Trajner: Hossam Hassan
Tashmë gjithçka është gati për sfidën që pritet të jetë një nga përballjet më interesante të kësaj faze të grupeve.








