Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai është paraqitur sërish në SPAK këtë të premte.
Pamjet konfirmojnë që ai është paraqitur atje pa avokat.
Pritet t’i komunikohet zyrtarisht akuza për “shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike” megjithëse deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme.
Që nga viti 2024, Isai është paraqitur disa herë në SPAK për të dhënë shpjegime lidhur me procedurat e ndjekura në disa tendera.














