Edi Rama është pyetur në Top Channel për protestën masive të qytetarëve të Tiranës dhe për detaje të projektit të Zvërnecit në një intervistë që nuk ka arritur ta përfundojë, por e ka lënë në mes duke u larguar i nervozuar.
Shkak janë bërë pyetjet e drejtueses së emisionit “Shqipëria live” Sidorela Gjoni, e cila mes të tjerash ka cituar Ivanka Trump për mënyrën se si e gjeti Sazanin dhe se si vendosi të investojë në atë që e quan “ishull privat” si dhe për lejen e ndërtimit në kët1% zonë.
Rama ka përsëritur sërish se nuk ka një leje ndërtimi në Zvërnec, ndërkohë që gazetarja i ka nxjerrë një dokument i cili tregonte të kundërtën dhe mbante firmën e Ramës.
Pas disa kundërshtiveë me gazetaren, e cila i ka përplasur të vërtetat në fytyrë Ramës, ky i fundit është nervozuar, ka tentuar ta devijojë bisedën deri sa ka shkëputur lidhjen me gazetaren duke lënë intervistën të papërfunduar.
Pjesë shkëputur nga biseda:
Rama: Po ngatërrojmë dynjanë me këto letra që hidhen e priten. Nuk është dhënë dhe nuk ka leje ndëritmi në zhvillimin në Zvërnec. Se çfarë është ajo aty duhet të pyesim agjencinë përkatëse. Di të them se nuk ka leje ndërtimi, se po të kishte leje ndërtimi që në janar të 2025, do të kishte nisur ndërtimi se jemi në 2026. Nuk është ngatërresë e institucionet, është ngatërresë e juaja.
Më nxirr lejen, kjo nuk është leje, është një paragraf mbi një dokument që ka një sërë lejesh. Më vjen shumë keq se vijmë vërdallë dhe konfuzoni dynjanë. Ajo (fotoja më poshtë) nuk është leje ndërtimi, ka një sërë pikash.
Gazetarja: Nuk është një fletë rastësore ka një firmë tuajën më poshtë.
Rama: Leja e ndërtimit është një formular krejt tjetër, ka një sërë firmash edhe e imja në të. Për të 139 herë në këto ditë, nuk ka një leje ndërtimi. Është e habitshme si zhvillohet kjo ngjarje.
Moderatorja Sidorela Gjoni sqaroi në program se dokumenti që u paraqit, sipas saj i përket datës 28 janar 2025 dhe se është rendi i ditës së lejeve të miratuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit.
Rama: Vetëm këtu në Shqipëri mund të bëhet sherr ndërkohë që çdo vend tjetër do ta donte këtë investim. Tani unë ju falenderoj se duhet të iki
Gazetarja: Dhe një pyetje të fundit. Ata që na ndjekin kanë interes të dinë më shumë.
Rama: Juve ju detyroheni ndjesë njërehërë këtyre njerëzve.
Gazetarja: Skam asnjë lloj detyrimi të kërkoj ndjesë sepse skam bërë asnjë gabim ndaj popullit shqiptar. Ndjesë duhet të kërkojë dikush që ka 13 vite në pushtet dhe i thotë popullit më duhet dhe pak kohë që të keni drita ujë 24 orë.
Rama: I detyroheni ndjesë sepse dy herë i keni dezinformuar. Ju falenderoj dhe ju përshendes (shkëput lidhjen duke lënë intervistën në mes).














