• Kontakt
Monday, June 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

300 pensionistë me muaj pritje për operacionet e syve të bllokuara nga mungesa e lenteve

21:10 : 08/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Rreth 300 pacientë, kryesisht pensionistë, po presin prej muajsh të kryejnë operacionet e kataraktës në Spitalin Rajonal të Durrësit për shkak të mungesës së lenteve okulistike.

Mes tyre është edhe Shani Dafku, i cili i është drejtuar emisionit “Fiks Fare”, duke denoncuar vonesat që po ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e tij.

Dafku tregon se prej dy vitesh ka kryer me sukses operacionin në njërin sy, ndërsa syri tjetër kishte nevojë për ndërhyrje të ngjashme. Ai nisi procedurat që në dhjetor të vitit 2025, kreu analizat, vizitat dhe mori rekomandimet përkatëse, ndërsa operacioni iu planifikua për muajin shkurt 2026.

“Kur shkova për operacion, më thanë se lentet kishin mbaruar. Që nga ajo kohë interesohem vazhdimisht në spital, por përgjigjja është e njëjtë: ende nuk kanë ardhur. Mjeku më tha se nuk jam i vetmi, por janë rreth 300 persona që presin”, shprehet pensionisti.

Sipas tij, gjendja shëndetësore është përkeqësuar. Syri i loton vazhdimisht, duke i vështirësuar aktivitetet e përditshme. Për shkak të pensionit prej rreth 150 mijë lekësh të vjetra, ai thotë se nuk ka mundësi ekonomike për t’iu drejtuar një klinike private.

Gazetarët e “Fiks Fare” iu drejtuan shërbimit të okulistikës në Spitalin Rajonal të Durrësit. Infermierja e repartit konfirmoi se mungesa e lenteve ka nisur që pas shterimit të furnizimit të fundit të realizuar gjatë vitit 2025. Ajo shpjegoi se pritej një furnizim në fund të muajit maj, por pa siguri për afatet.

Më pas, shefi i shërbimit të okulistikës pranoi se kërkesat për furnizim janë dërguar prej kohësh pranë institucioneve përgjegjëse, por ende nuk ka pasur një zgjidhje konkrete. Sipas tij, mungesa e lenteve ka paralizuar punën e repartit.

“Ne aktualisht jemi pa punë. Nuk po kryejmë operacione sepse nuk kemi lente. Ende nuk është hapur tenderi dhe po presim procedurat e nevojshme. Vetëm pas përfundimit të tyre mund të vijë furnizimi”, deklaroi ai.

Lexo edhe:

Qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit, përmbyllet protesta

Dojna Mema nga protesta: Zëri ynë më i fortë se pushteti dhe propaganda

Shefi i okulistikës sqaroi se zakonisht spitali furnizohet dy herë në vit me nga 250 lente, por për vitin 2026 ende nuk kishte marrë asnjë furnizim. Ai shtoi se ka bërë vazhdimisht kërkesa dhe ankesa pranë institucioneve përgjegjëse, por pa marrë përgjigje konkrete.

Për të marrë një qëndrim zyrtar, “Fiks Fare” iu drejtua administratës së Spitalit Rajonal të Durrësit. Fillimisht, gazetarëve iu kërkua të paraqisnin një kërkesë me shkrim për informacion.

Në përgjigjen zyrtare, spitali bëri me dije se që nga java e kaluar është furnizuar me materiale për operacionet e kataraktës, përfshirë lentet okulistike, dhe se ka nisur planifikimi i ndërhyrjeve të prapambetura.

Sipas institucionit, mungesa e krijuar lidhet me procedurat ligjore të prokurimit publik dhe proceset e ndjekura nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara.

Megjithatë, në përgjigjen e dhënë nuk u sqaruan disa prej pyetjeve kryesore të ngritura nga “Fiks Fare”, si: prej sa kohësh ka zgjatur mungesa e lenteve, sa pacientë ndodhen aktualisht në listë pritjeje, sa operacione janë shtyrë për këtë arsye dhe kush mban përgjegjësi për situatën e krijuar.

Ndërsa furnizimi tashmë ka mbërritur, qindra pacientë që kanë pritur prej muajsh mbeten në pritje të planifikimit të ndërhyrjeve, duke shpresuar që vonesat të mos kenë pasoja të mëtejshme për shëndetin e tyre.

Etiketa: lenteve okulistikepensionistqytetareSpital

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit, përmbyllet protesta

23:05 : 08/06/2026
AKTUALITET

Dojna Mema nga protesta: Zëri ynë më i fortë se pushteti dhe propaganda

22:40 : 08/06/2026
AKTUALITET

Eduart Subashi rrëfen përplasjen në Zvërnec: U tërhoqa zvarrë nga policia private

21:57 : 08/06/2026
AKTUALITET

Peticioni theu rekordin, Rama nuk tërhiqet: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

21:25 : 08/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët nisin marshimin paqësor nëpër Tiranë, thirrje të rinjve: Bashkoheni me ne

20:27 : 08/06/2026
AKTUALITET

Përfundon protesta para kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt rrugëve të Tiranës

20:35 : 07/06/2026
Para

Sytë nga diaspora, emigrantët mund të përcaktojnë fatin e kabinetit të ri në Kosovë

TË GJITHA

Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec

23:19 : 08/06/2026

Horoskopi për ditën e martë, 9 qershor 2026

23:13 : 08/06/2026

Qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit, përmbyllet protesta

23:05 : 08/06/2026

Tensione në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

22:58 : 08/06/2026

Banorët përplasen me analistët në studio: Na ftuan të takoheshim me Ramën, por nuk kishim çfarë të diskutonim

22:53 : 08/06/2026
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 85

Hiqet ‘non grata’ për Sali Berishën/ Lajmin e jep Nard Ndoka

22:46 : 08/06/2026

Dojna Mema nga protesta: Zëri ynë më i fortë se pushteti dhe propaganda

22:40 : 08/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

palazzobetgrandpashabetmatbet girişjojobetholiganbetbetpark girişJojobetJojobet Girişcasibom girişgrandpashabetbetasusCasibom GirişJojobetcasibomcasibomjojobetcasibom girişjojobet girişjojobetletmejizz.coJojobetGrandpashabetGrandpashabet