• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Askush nuk të frikëson në këtë Botëror

13:00 : 18/06/2018
në SPORT

Askush nuk të frikëson në Rusi. Krejt e kundërta. Të konsideruarit favoritë për ta fituar Botërorin e kësaj vere, që po luhet, tashmë kanë debutuar dhe duket se askush nuk ha askënd. Kjo Kupë Bote ka filluar me “klasën e mesme”, që synon shumë lart dhe ëndërron të jetë në gjendje të na habitë më 15 korrik.

FRANCA
Vetëm Franca ka qenë në gjendje ta fitojë ndeshjen e saj hapëse në këtë Botëror dhe e ka bërë me shumë vështirësi, duke fituar 2-1 ndaj Australisë, në sajë të një penalltie dhe një devijimi të mbrojtësit kundërshtar. Skuadra e Deschamps nuk lë ndonjë mbresë të veçantë në ndeshjen e saj të parë dhe madje Griezmann përfundoi duke u zëvendësuar. Është e vërtetë se “galët” kanë shumë hapësirë ​​për përmirësim, por tani vijnë dy skuadra të forta, si Danimarka dhe Peruja, për të matur realisht forcën e transalpinëve.

 

Lexo edhe:

Ndërhyrje shpëtimtare, Strakosha i mohon golin Serbisë (Video)

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

SPANJA DHE PORTUGALIA
Portugalia dhe Spanja i treguan qartë “kredencialet” e tyre. Për luzitanët shkëlqeu një njeri, pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo. Ai e bëri më së miri punën e tij, duke shënuar tre gola, teksa i fundit ishte një mrekulli më vete nga goditja e dënimit. Ndeshja kundër Spanjës shkoi në mënyrë të përkryer për portugezët. “La Roja” zhvilloi ndoshta futbollin më të mirë të turneut deri tani, por me disa mangësi dhe gabime, që mund të jenë vdekjeprurëse në sfidat e mëtejshme në grup. Kundër Iranit dhe Marokut do të luhet, me sa duket, për vendin e parë të grupit. Spanja apo Portugalia? Le të presin e shohim.

ARGJENTINA
Argjentina, pavarësisht se mori një pikë, la një përshtypje të keqe. Përpara një ekipi modest europian, si Islanda, amerikano-jugorëve të Sampaolit iu “hasi sharra në gozhdë”. Leo Messi duket të jetë edhe më i vetëm se sa mendohej më parë, referuar ndihmesës që merr nga shokët e skuadrës kombëtare. Vetëm goli i Agueros është fare pak për të hapur një derë shprese, se Messi mund ta fitojë një Kupë Botërore. Kjo e kësaj vere duket e fundit për të, sepse pas katër vitesh do të jetë 35 vjeç.

GJERMANIA
Kampionia aktuale e botës është “apertura” më e keqe e këtij Botërori, sa iu takon favoritëve. Gjermania u mund nga Meksika minimalisht, por ajo që zhgënjeu më shumë është fakti se loja e të besuarve të Jurgen Klopp ishte larg larg nga forca historike teutonike e katër viteve më parë. Mallkimi i kampionit fillon të fluturojë edhe mbi “Manchaft”, e cila do të kenë një finale të hershme, kundër Suedisë.

BRAZILI
Brazili, favoriti numër një, nuk është paraqitur i frikshëm në ndeshjen e parë të Kupës Botërore. Neymar me shokë dhanë përshtypjen e një mbrëmjeje të lumtur, të dielën në mbrëmje, kur e mbyllën Zvicrën në gjysmëfushën e saj dhe shënuan një gol të mrekullueshëm me Coutinho. Por kjo zgjati vetëm 30 minutat e para. Më pas, “magjia canarinha” u zhduk. Barazimi, pas një shtytje të qartë ndaj Mirandës, nuk bëri asgjë tjetër, veçse nxori në pah një ekip me shumë “fishekzjarre”, por në fushë të vogël. Fitorja e Serbisë fillon të vërë në dyshim udhëheqjen e grupit nga pesë herë kampionët e botës.

Lajme të lidhura

SPORT

Ndërhyrje shpëtimtare, Strakosha i mohon golin Serbisë (Video)

22:01 : 07/06/2025
AKTUALITET

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

21:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëri-Serbi/ Rey Manaj humbet 11-metërsh, mbyllet pjesa e parë (Video)

21:36 : 07/06/2025
SPORT

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025
BOTA

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025
SPORT

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025
Para

Koreja e Jugut, lojtarët ndryshojnë numrat e fanellës për të mashtruar rivalët

TË GJITHA

Ndërhyrje shpëtimtare, Strakosha i mohon golin Serbisë (Video)

22:01 : 07/06/2025

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

21:48 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Rey Manaj humbet 11-metërsh, mbyllet pjesa e parë (Video)

21:36 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com