Shqipëria do të karakterizohet nga kushte përgjithësisht të qëndrueshme atmosferike.
Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, reshje lokale të dobëta priten vetëm në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Elbasan.
Në qarqet e tjera të vendit nuk parashikohen reshje, duke favorizuar mot kryesisht të kthjellët dhe me alternime vranësirash kalimtare.
Në zonat bregdetare: nga 19°C deri në 30°C.
Në vendet e ulëta: nga 17°C deri në 31°C.
Ndërkohë, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë gjithë ditës.












