Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur një burgosur 48-vjeçar shqiptar u arratis nga burgu i Koridhalosit.
Arratisja e Edmond Tafës ndodhi gjatë shërbimit të ushqimit, pasi 48-vjeçari punonte në Depon Qendrore të Materialeve të Burgut dhe merrte pjesë në punën e transportimit të bukës.
Në pamjet e publikuara nga SKAI, shqiptari shihet duke vrapuar për t’u larguar nga zona e paraburgimit, ndërsa dy oficerë burgu e ndjekin disa metra pas tij.
Arratisja ndodhi mëngjesin e së hënës rreth orës 08:30 teksa në burg ishte duke u kryer procesi i ushqyerjes.
Videon e gjeni KETU
Sipas policisë greke shqiptari ishte dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike si dhe për shkelje të ligjeve për armët dhe duhej të lirohej në korrik 2031. Në të kaluarën, ai ishte konsideruar i përshtatshëm për leje të rregullt nga këshilli kompetent dhe në këtë kontekst, kishte marrë 3 leje në 6 muajt e fundit.













