• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trajtimi me hormone/ Koalicioni ‘Pro Familjes’ kërkon shkarkimin e drejtuesve të Shëndetësisë

19:57 : 01/06/2026
në AKTUALITET, Lajmet e Dites

Koalicioni “Pro Familjes” ka zhvilluar një protestë kundër trajtimeve hormonale të paralajmëruara në QSUT, duke paraqitur disa kërkesa drejtuar qeverisë. Në fokus të protestës ishin çështjet e familjes, arsimit dhe politikave shëndetësore.

Pastori Akil Pano, në fjalën e tij, paraqiti katër kërkesa kryesore: shfuqizimin e ligjit të barazisë gjinore, ndalimin e terapive hormonale dhe ndërhyrjeve kirurgjikale tek fëmijët, përjashtimin e “ideologjisë gjinore” nga kurrikulat shkollore dhe shkarkimin e ministres dhe zëvendësministres së Shëndetësisë.

Organizatorët argumentuan se politikat aktuale rrezikojnë interesin e fëmijëve dhe familjes, duke kërkuar që shkolla të fokusohet vetëm në edukim tradicional dhe vlera familjare.

Në protestë u theksua se familja mbetet, sipas tyre, institucioni kryesor i shoqërisë dhe se qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për politikat e ndjekura në shëndetësi dhe arsim.

Pjesë nga fjala e Pastori Akil Pano në protestën e Koalicionit ‘Pro Familjes’:

Lexo edhe:

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

Prandaj sot miq, unë bashkë me miqtë e koalicionit shqiptar pro familjes dhe jetës, me klerikë të komuniteteve të besimit, me shqiptarë të mirë, baballarë dhe nëna, të cilët janë sot të gjithë bashkë këtu me ne, dëshirojmë të paraqesim katër kërkesa të qarta dhe të panegociueshme, drejtuar kryeministrit të Shqipërisë.

Kërkesa e parë: Shfuqizimi i ligjit të barazisë gjinore. Ne kërkojmë shfuqizimin e ligjit të barazisë gjinore. Sepse është ligj anti-njeri, anti-familje, është ligji i censurës, është ligji i skllavërimit të fëmijëve. Ky është ligji që i ndan shqiptarët, nuk e mbron familjen, e dobëson familjen. Ky është ligj që nuk sjell barazi. Hap derën për transformimin ideologjik që prek shkollën, arsimin, edukimin, familjen dhe fëmijët tanë.

Kërkesa e dytë: Shfuqizimin e menjëhershëm të çdo vendimi që lejon terapitë hormonale dhe ndërhyrjet e pakthyeshme kirurgjikale tek fëmijët shqiptarë. Asnjëri nga ju nuk ka një djalë për ta kastruar, për ta tredhur. Asnjëri nga ju nuk ka një vajzë për ta kthyer atë në shterpë. Ne refuzojmë që fëmijët shqiptarë të bëhen pjesë e eksperimenteve ideologjike të së majtës ekstreme. Ne refuzojmë që fëmijëve t’u ndryshohet trupi përpara se të kenë moshën për të kuptuar vetë se ç’do të bëjnë me trupin e tyre.

Si është e mundur? Nuk i jepet patenta e drejtimit të automjetit një personi pa mbushur moshën 18 vjeç, këta duan t’u japin lirinë 4-vjeçarëve të ndryshojnë gjininë e tyre! Ky është krim. Në fakt më shumë sesa turbullirë shpirtërore, ky është krim, ky është krim, ky është krim! Fëmijët shqiptarë kanë nevojë për mbështetje, për ndihmë, për kujdes, për libra, për edukim, jo për eksperimente.

Kërkesa e tretë, që sot i drejtojmë kryeministrit të Shqipërisë: Ndalimin e implementimit të ideologjisë gjinore në kurrikulat shkollore të fëmijëve shqiptarë në këtë vjeshtë. Shkollat shqiptare do të mësojnë matematikë, histori, historinë e të parëve tanë. Në shkollat tona duhet të mësohet atdhedashuria, në shkollat shqiptare duhet të këndohet himni i flamurit.

Shqiptarët e atdheut duhet të mësojnë të duan familjen, qytetin, atdheun e tyre. Shkolla duhet të mësojë shkencë, duhet të edukojë, jo të indoktrinojë ideologji gjinore. Prindërit, babai dhe nëna, gjyshi dhe gjyshja janë edukatorët e parë të fëmijëve. Jo burokratët, jo rilindasit, jo aktivistët, jo organizatat e ideologjisë gjinore. Asnjë mësues nuk duhet të detyrohet të promovojë në klasën e shkollës së tij ideologji gjinore. Asnjë fëmijë, asnjë fëmijë nuk duhet të ekspozohet ndaj konfuzionit identitar në emër të progresit. Këta zotërinj që e quajnë lëvizjen e tyre progresiste.

Miq, ky është progresi i tyre. E marrin djalin dhe e çojnë drejt ndërhyrjes kirurgjikale. Kërkojnë t’i mësojnë liri, atë që në fakt nuk është liri, por që shndërrohet në skllavërinë më të madhe të qenies. Ne jemi pro familjes, pro fëmijëve, pro jetës. Dhe progresi më i madh është rritja e familjes. Është asistimi i nënës në punën e saj të përditshme që të ketë kohë të kalojë me fëmijët e vet. Kujdesi dhe asistimi i babait që të ushtrojë detyrën e tij si baba, si prind tek fëmijët e tij.

Kërkesa e katërt, që koalicioni shqiptar paraqet përpara të gjithë juve dhe shqiptarëve, drejtuar kryeministrit të Shqipërisë: Pushimin nga detyra të ministres dhe të zëvendësministres së Shëndetësisë. Edi Rama, ne kërkojmë pushimin e ministres dhe zëvendësministres së linjës së Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky institucion dështon të mbrojë fëmijët, duhet të mbajë përgjegjësi. Kur promovon politika që cenojnë interesin më të lartë të jetës, familjes, shoqërisë, që është interesi i fëmijëve, duhet të ketë diku përgjegjësi. Kur shëndeti i fëmijëve vihet në rrezik nëpërmjet implementimit të kastrimit prej kimikateve që duan t’i fusin në trup fëmijëve tanë, dikush duhet të mbajë përgjegjësi, sepse pa përgjegjësi zotërinj nuk ka demokraci, pa përgjegjësi nuk ka shtet. Ne kërkojmë pushimin e ministres së Shëndetësisë dhe zëvendësministres së saj.

Miqtë e mi, në fund. Historia na mëson se çdo regjim që ka tentuar të marrë fëmijët, t’i skllavërojë fëmijët nga familja, ka përfunduar duke marrë të gjithë njeriun prej shoqërisë. Në momentin që juve ju merren fëmijët, ju është marrë gjithçka. Harroni çdo gjë tjetër, harroni lirinë, harroni pronën. Ju ka marrë trashëgiminë, ju ka marrë jetën.

Familja është institucioni i parë i lirisë, është shkolla e parë e ndërgjegjes, është vendi ku njeriu mëson të dallojë të mirën nga e keqja. Pikërisht për këtë arsye familja sulmohet sot. Sepse familja e lirë është pengesa më e madhe e çdo pushteti. Për këtë arsye ne duhet të mbrojmë familjen dhe duhet të ruajmë lirinë brenda saj. Në momentin që familja humb lirinë, individi është një automat i shkëputur nga komuniteti, nga shoqëria.

Sot ne nuk kemi ardhur të urrejmë askënd, ne kemi ardhur të mbrojmë atë që është e shenjtë: lirinë tonë, fëmijët tanë, familjet tona. Kemi ardhur të mbrojmë lirinë e ndërgjegjes, kemi ardhur të mbrojmë të ardhmen e Shqipërisë. Asnjë qeveri nuk meriton të gëzojë legjitimitet nëse vepron në kundërshtim me vullnetin e popullit të saj. Qeveria është e popullit, duhet të jetë e popullit dhe duhet të jetojë e të përfaqësojë ligje për popullin.

Në të kundërt duhet refuzuar, dhe zëri dhe vullneti i tyre, sot shqiptarët nuk kanë asnjë tjetër që mund t’i mbrojë. Ne me çdokush duhet të qëndrojmë të bashkuar përballë regjimit që kërkon të na zhbëjë, duke na rrëmbyer fëmijët, lirinë, gjuhën, kulturën, pronën, familjen. Dhe sot nga ky shesh, ne i themi qeverisë që ne nuk do të heshtim, ne nuk do të dorëzohemi, sepse nuk ka forcë më të madhe sesa një popull që ngrihet të mbrojë fëmijët e vet. Dëgjoni me vëmendje, edhe pula po të shkosh t’i prekësh zogjtë e saj do të luftojë të mbrojë zogjtë e vet, por ju që jeni mbledhur sot në këtë shesh, ju jeni luanesha dhe luanë, ju nuk jeni pula.

Miqtë e mi, në mbyllje unë dua t’ju them edhe një herë që nuk ka forcë më të madhe se e vërteta. Në fund nuk është me rëndësi a do të fitojmë apo do të humbasim. Më e rëndësishme është në cilën anë ne do të qëndrojmë të radhitur? A do të qëndrojmë në anën e dritës apo në anën e errësirës? Në anën e së vërtetës apo në anën e mashtrimit? Në anën e progresit të vërtetë apo në anën e regresit shoqëror? Cila është ana që ju do të mbani, vendosni sot! Kujt do t’i shërbeni sot! Le ta dëgjojnë të gjithë shqiptarët nga çdo cep i Shqipërisë: fëmijët nuk preken! Familja nuk dorëzohet! Liria është e panegociueshme, nuk negociohet! Dhe Shqipëria nuk është për t’u shitur, nuk është në shitje! Zoti bekoftë fëmijët tanë, nënat dhe baballarët, gjyshërit dhe gjyshet. Ky është një marshim paqësor, dramatik, nuk ka sesi të jetë më dramatik: në vend që të festojmë dhe të lodrojmë me fëmijët tanë, ne protestojmë për lirinë e tyre sepse dikush ka vendosur t’ua rrëmbejë lirinë fëmijëve, baballarëve dhe nënave. Zoti bekoftë familjen dhe Shqipërinë.

Etiketa: hormoneKoalicioni ‘Pro Familjes’protesteTrajtimi me hormone

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

21:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
Para

Brukseli paralajmëron Shqipërinë: Ndërhyrjet në zonat e mbrojtura pengesë për integrimin

TË GJITHA

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom