Një incident me armë zjarri ka shkaktuar panik mes banorëve mbrëmjen e djeshme në zonën e ‘Ali Demit’ në Tiranë.
Sipas burimeve hetimore, i dyshuari është identifikuar si Amarild Xhamaqi. Sipas burimeve, 32-vjeçari kishte humbur skedinat dhe pasi ka qene duke ecur në rrugë me mjetin e tij ka qëlluar në ajër.
Ai nuk ka pranuar të japë shumë shpjegime përpara hetuesve të policisë.
Xhamaqi njihet si një person problematik dhe I proceduar më përpara nga blutë.














